Shqipëria
Shqipëria pret edhe 9 mijë vaksina Pfizer
Nga kjo e hënë procesi i vaksinimit për mësuesit është shtrirë në të gjithë vendin
Një tjetër sasi vaksinash nga Pfizer mbërrijnë në Shqipëri këtë të hënë.
“Janë më shumë se 9 mijë doza të Pfizer, të cilat mbërrijnë sot dhe fillon menjëherë vijimi i vaksinimit sa u përket dozave të dyta. Ne kemi kryer më shumë se 24 mijë vaksinime që janë personel mjekësor, të moshuar +80 dhe të moshuar në shtëpitë e të moshuarve”, ka thënë Ogerta Manastirliu për TV Klan.
Veç mjekëve dhe të moshuarve, që prej të shtunës procesi i vaksinimit ka nisur edhe tek mësuesit. Tirana ishte e para që po e injekton vaksinën AstraZeneca në këtë kategori.
“Ditën e shtunë kemi vaksinuar 5 shkolla, rreth 200 mësues”.
Nga kjo e hënë procesi i vaksinimit për mësuesit është shtrirë në gjithë vendin.
“Në të gjitha njësitë vendore të kujdesit shëndetësor janë shpërndarë dozat e vaksinës, është bërë organizimi nëpërmjet drejtorive arsimore rajonale. Po bëhet edhe një organizim, ku shkolla të caktuara do të shërbejnë si qendra vaksinimi në një grup shkollash në një territor të caktuar”, përcjell albinfo.ch.
Shqipëria ka nisur procesin e vaksinimit më 11 janar 2021, fillimisht me dozat e Pfizer dhe që prej 13 marsit po injektohet dhe AstraZeneca.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













