Lajme
Kardiologu shqiptar në Zvicër tregon për efektet anësore, pasi mori vaksinën anti-Covid
"Të shpëtojmë jetë duke u vaksinuar, sepse vaksinat janë të sigurta dhe nuk kemi asnjë arsye racionale pse të mos i marrim”
Zvicra ka disa muaj që ka filluar procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Sipas të dhënave të fundit të qeverisë, deri më 12 mars Zvicra ka vaksinuar më shumë se 14% të popullsisë, apo rreth 1.2 milion njerëz, shkruan Albinfo.ch.
Një ndër të vaksinuarit me vaksinën anti-Covid është edhe kardiologu i njohur shqiptar, Florim Cuculi, i cili punon në Spitalin e Luzernit, në Zvicër.
Në një prononcim për Albinfo.ch, Cuculi tha se vaksinohet çdo vit për gripet sezonale dhe se kjo vaksinë nuk ishte diçka më shumë për të.
“Unë e pata Covid-19 para disa muajve dhe prita 3 muaj, siç është e rekomanduar. Vaksinohem çdo vit për vitin sezonal. Kjo vaksinë për mua nuk ishte diçka tjetër. Do të thotë, jam mësuar me vaksinime dhe jam i lumtur që e bëra”.
Kardiologu Cuculi po ashtu tregoi se cilën vaksinë anti-Covid e mori dhe efektet anësore të vaksinimit që ai përjetoi.
“Në spitalin tonë nuk pata mundësi të marr tjetër vaksinë, përveç asaj Pfizer/Biontech. Por kjo vaksinë kishte rezultate të shkëlqyeshme në punimin që u publikua në gazetën më presitgjioze mjekësore në botë (New England Journal of Medicine). Ndërsa, efektet anësore i kisha, por ishin të buta. Pak lodhje, pak dhimbje në vendin ku u dha gjilpëra, pak dhimbje të krahëve. Por ja, 3 ditë më vonë jam shumë mire”, u shpreh ai.
Ndërsa, sa i përket skepticizmit kundër vaksinës, Cuculi tha se kjo i duket e paarsyeshme.
“Skepticizmi kundër vaksinës nuk më duket i arsyeshëm. Kurrë në jetën time si mjek nuk kam parë kaq shumë njerëz të vdesin në spitalet tona. Ka qenë tmerr. Kam humbur edhe disa pacientë, të cilët i kam njohur gjatë kohë dhe i kam përcjellë si pacientë kardiologjie. Nuk arriti t’i mundë as infarkti, as insufienca kardiake, as infarkti i dytë, por i vrau Covidi. Dhe, më e keqja është që kjo është një vdekje e tmerrshme, ku ne mjekët vetëm i shikojmë pacientët si vdesin, sepse s’ke si t’i ndihmosh përveç t’i japësh oksigjen. Nuk kemi terapi për këtë virus. Prandaj, të shpëtojmë jetë duke u vaksinuar, sepse vaksinat janë të sigurta dhe nuk kemi asnjë arsye racionale pse të mos i marrim”, përfundoi ai.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas















