Kosova
PDK i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit e Osmanit për takim
Mediat kosovare shkruajnë se Partia Demokratike e Kosovës i është përgjigjur pozitivisht ftesës për takim të fituesve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, lidhur me konstituimin e institucioneve.
Ky subjekt politik qëndrimet rreth formimit të institucioneve do t’i bëjë të ditura në këtë takimi, i cili do të mbahet të hënën e 15 marsit.
Kështu ka thënë në një përgjigje zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi dhe nënkryetari i kësaj partie Memli Krasniqi, i cili ka konfirumar, se kjo parti do të marrë pjesë të hënën në takimin e thirrur nga Kurti e Osmani.
“PDK-ja do të marrë pjesë në takimin e ftuar të hënën. Si parti kryesore opozitare, qëndrimet tona rreth formimit të institucioneve do t’i bëjmë të njohura në takim”, ka thënë Krasniqi/
“PDK do të marrë pjesë në takimin e ftuar të hënën. Si parti kryesore opozitare, qëndrimet tona rreth formimit te institucioneve do t’i bëjmë të njohura në takim” është shprehur Bytyçi.
Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe e propozuara për presidente nga lista e VV-së, Vjosa Osmani, të enjten i kanë bërë ftesë ushtruesit të detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, kryetarit të LDK-së, i cili do të zgjidhet më 14 mars si dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për takime konsultative pas certifikimit të procesit zgjedhor.
Takimet pritet të zhvillohen të hënën e 15 marsit.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027









