Lajme
Vjosa Osmani, një takim mbresëlënës me Ylfete Fanajn
Kryetaren e Parlamentit të Luzernit në Zvicër, Ylfete Fanajn, u.d. e presidentes, Osmani, e quajti "shembull i një politikaneje moderne"
Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, njëherësh ushtruese detyre e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, në kuadrin e vizitës së saj zyrtare në Zvicër, takoi edhe shqiptaren Ylfete Fanaj, kryetare e Parlamentit të Luzernit në Zvicër.
Ditën kur u zgjodh Ylfete Fanajn si kryesuese e Kuvendit në Kantonin e Luzernit në Zvicër, presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, e uroi atë për postin e saj të arritur dhe vizita e saj nuk kishte si të shkonte pa e takuar edhe Ylfeten, një femër e suksesshme në fushën e politikës zvicerane, shkruan albinfo.ch.
Ditën kur znj. Ylfete Fanaj u zgjodh kryetare e Parlamentit të Luzernit e kur në Zvicër jehoi kënga “Moj e bukura More”, do ta mbajmë në mend si ditë të veçantë në kapitullin e sukseseve gjithnjë në rritje të mërgatës sonë, shkruan Vjosa Osmani.
Vjosa është shprehur se për të është kënaqësi e jashtëzakonshme të takohet me një zonjë të vertetë, sikurse është Ylfetja.
“Shembull i një politikaneje moderne, të zellshme e që me përulje kontribuon në përmirësimin dhe avancimin e politikave në Zvicër për të gjitha komunitetet pa përjashtim. Faleminderit për një bashkëbisedë të këndshme e shpresoj të kemi mundësinë që së shpejti të takohemi edhe në Kosovë, ka shkruar Vjosa në një postim të saj. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











