Koronavirusi: çast pas çasti
OBSH: Personat e vaksinuar s’kanë nevojë për karantinë
Studiuesit kanë vërejtur një rënie të ndjeshme të sasisë së virusit që mbartin njerëzit e infektuar me virus në kontakt me grupet e të vaksinuarve
Udhëzimi i azhurnuar nga Qendrat Ndërkombëtare për Kontrollin dhe Parandalimin të Sëmundjeve (CDC) “OBSH” dhe shkencëtarët që po studiojnë virusin COVID-19 thonë se njerëzit që janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 nuk kanë nevojë për karantinë nëse ekspozohen ndaj dikujt me infeksion.
Në mënyrë tipike, karantinimi apo izolimi për 14 ditë rekomandohet për njerëzit që kanë qenë të ekspozuar ndaj COVID-19, për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së virusit.
Fillimisht, kjo vlente për këdo që ka qenë i ekspozuar ndaj COVID-19. Por tani, shkencëtarët bëjnë përjashtime për njerëzit që janë vaksinuar plotësisht kundër sëmundjes brenda tre muajve të fundit dhe që nuk shfaqin simptoma, transmeton ATSH, përcjell albinfo.ch.
Vetëm 317 nga 715,425 (0,04%) e njerëzve u infektuan një javë pasi u vaksinuan plotësisht kundër sëmundjes, periudha kur pritet të fillojë imuniteti i rritur. Studiuesit kanë vërejtur një rënie të ndjeshme të sasisë së virusit që mbartin njerëzit e infektuar me virus në kontakt me grupet e të vaksinuarve. Kjo sugjeron që edhe nëse njerëzit e vaksinuar janë të ekspozuar ndaj virusit dhe infektohen, ka më pak të ngjarë të infektojnë të tjerët. Një numër i vogël i njerëzve zhvilluan këtë çrregullim të rrallë dhe këto të dhëna të reja na tregojnë se njerëzit e vaksinuar nuk ka të ngjarë të përhapin virusin. Udhëzime të tjera të përditësuara ka të ngjarë të zhvillohet pasi të jenë në dispozicion më shumë të dhëna për vaksinat.
Ndërkohë, ata që janë plotësisht të vaksinuar mund të mos kenë nevojë për karantinë, por ata ende duhet të tregojnë kujdes për simptomat e COVID-19 për 14 ditë pas një ekspozimi dhe nëse ata përjetojnë simptoma, ato duhet ta vlerësojnë seriozisht, dhe ndoshta të testohen, për COVID-19. Gjithsesi e rëndësishme është që njerëzit e vaksinuar plotësisht tani janë në gjendje të shmangin karantinën nëse janë të ekspozuar ndaj COVID-19, por ata përsëri rekomandohen të respektojnë të gjitha protokollet e tjera të sigurisë si gjithë të tjerët, duke përfshirë mbajtjen e maskave të fytyrës, distancimin social dhe shmangien e turmave dhe ambienteve të mbyllura apo hapësirat pa ajrosje.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










