Lajme
Për pak orë, mijëra mërgimtarë edhe në Shqipëri
Mijëra qytetarët kanë vendosur të kthehen në Shqipëri dhe shprehen se pavarësisht masave të marra apo kufizimeve, kanë zgjedhur që të festojnë pranë familjes, transmeton albinfo.ch.
Duket se Covid nuk ka trembur mërgimtarët që kanë vendosur të kthehen në Shqipëri për festa. Në aeroportin e Rinasit ditët e fundit ka fluks të qytetarëve me mijëra mërgimtarë që kthehen për festat e Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri në Shqipëri.
Edhe pse në numër më të vogël se një vit më parë, fluks të emigrantëve që vijnë në Shqipëri ka pasur edhe në pikat kufitare apo në porte.
Sipas autoriteteve shqiptare, thuhet se vetëm në portin e Durrësit mëngjesin e të mërkurës mbërritën dy tragete me 600 pasagjerë, ndërsa në pikën kufitare të Kakavijës brenda 24 orëve të fundit kanë hyrë në territorin shqiptar rreth 1053 mërgimtarë. Nga ana tjetër, edhe në Kapshtica kanë hyrë në këto 24 orë rreth 450 shqiptarë nga e mbarë diaspora. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve Takimi vjen një ditë pas Marshit për Drejtësi, dhe mbrëmjes kushtuar Ukshin Hotit që mbahen më... -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar













