Shqipëria
Shqipëria në karantinë pas orës 20:30, masat shtrënguese
Nis nga sot ora policore në Shqipëri
Në Shqipëri, nga sot i gjithë vendi do të nisë zbatimin e masave shtrënguese kundër pandemisë së koronavirusit. Në këtë mënyrë, prej mbrëmjes së sotme pas orës 20:30 nuk do të lejohet asnjë lëvizje e njerëzve apo mjeteve, përveç rasteve kur kanë marrë leje, si dhe do të mbyllen të gjitha bizneset, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se ora policore do të jetë 20:30 deri në 06:00 të mëngjesit, ndërsa do të vijojë deri më 4 janar. Vendimi u mor nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, si një masë për të parandaluar grumbullimet për festat e fundviti, që mund të çonin në përhapjen më gjerë të virusit Covid-19.
“Kufizimin e lëvizjes së popullatës nga ora 20:30 deri në orën 06:00 të mëngjesit, duke filluar nga data 24 dhjetor deri në datën 4 janar. Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme”, thuhej në vendimin e Komitetit të Ekspertëve. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










