Lajme
Arrestohet bosi shqiptar i një rrjeti të drogës në Evropë
Policia gjermane tha se ka shkatërruar një rrjet të kontrabanduesve të kokainës, duke arrestuar 17 persona në Belgjikë, përfshirë dy drejtues të rrjetit.
Operacioni i kryer nga policia belge, pas një njoftimi nga hetuesit gjermanë, çoi në arrestimin e një shqiptari, 34 vjeç dhe një letonezi, 35 vjeç, të cilët janë “ndër bosët më të mëdhenj të drogës në Evropë”, tha policia gjermane në një deklaratë, shkruan rel, përcjell Albinfo.ch.
Të kontaktuar nga AFP, policia dhe prokurorët belgë nuk pranuan të komentojnë.
Policia kishte bastisur rreth 20 apartamente në Antuerp dhe Bruksel të martën dhe të mërkurën e kaluar. “Disa qindra mijëra euro dhe 187 kilogramë kokainë janë sekuestruan”, shtoi policia gjermane.
Hetuesit kishin nisur hetimin e tyre pasi në vitin 2017 zbuluan 200 kilogramë kokainë të fshehura kuti me banane në 10 supermarkete në Bavari. Droga ishte transportuar nga Ekuadori në portin Hamburgut para se të shpërndahej në Gjermani.
Katërmbëdhjetë persona u dënuan për këtë rast. Por, policia kishte vazhduar hetimet e saj në një përpjekje për të gjetur organizatorët e rrjetit të trafikut.
Dy bosët e drogës të arrestuar besohet të jenë shefat e një rrjeti shqiptar në mbarë Evropën dhe luajtën një rol si ndërmjetësues midis karteleve të drogës në Amerikën e Jugut dhe blerësve evropianë të kokainës.
Ata ishin të vendosur në Belgjikë. Antuerp, porti i dytë më i madh tregtar i Evropës, favorizohet si një pikë kyçe për kontrabandistët e kokainës, për shkak të lidhjeve të transportit me Amerikën Latine.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










