Lajme
Krijohet Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Zvicër
Më 18 dhjetor 2020, në Gjenevë, u organizua ceremonia inauguruese e Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Zvicër (ALSWISS), nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane me mbështetjen e ngushtë të Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve të Kantonit të Gjenevës.
Sot u organizua ceremonia inauguruese e Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Zvicër (ALSWISS), nismë e një grupi sipërmarrësish shqiptarë dhe Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Konfederatën zvicerane, me mbështetjen e Dhomës së Tregtisë së Kantonit të Gjenevës, transmeton albinfo.ch.
ALSWISS është themeluar falë nismës dhe vullnetit të sipërmarrësit dhe financierit z. Erenik Yzeiraj, sipërmarrësit dhe juristit z. Fatjon Demneri si dhe mbështetjes së Ambasadës së Shqipërisë e dhjetra përfaqësuesish biznesesh zvicerane e shqiptare.

Në ceremoninë e inaugurimit ishte i pranishëm dhe përshëndeti zoti François Lefort, Kryetar i Parlamentit të Kantonit e Republikës së Gjenevës, Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Gjenevës, zoti Vincent Subilia, si dhe Ambasadori i RSH, në Bernë, Ilir Gjoni.

Takimi u përshëndet “via zoom” edhe nga zoti A. Kamenica, Sekretar i Përgjithshëm Ministrisë së Turizmit e Mjedisit, zoti S.Çili, Drejtor Ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë Zvicër-Shqipëri me seli në Tiranë si dhe drejtuesi i Universitetit M. Barleti z. A.Dudaj. Në emër të grupit nismëtar përshëndetën zotërinjtë E. Yzeiraj dhe F. Demneri.

Themelimi i ALSWISS përbën një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve. Realizimi i saj u bë i mundur falë angazhimit dhe punës së bashkërenduar mes përfaqësuesve të bizneseve shqiptare në Zvicër e Shqipëri, diplomatëve të Ambasadës shqiptare në Bernë dhe mbështetjes së pakursyer të Dhomës së Tregtisë së Gjenevës, shkruan Ambasada Shqiptare, Bern.

Krijimi i ALSWISS pikërisht në këtë situatë të vështirë është një shembull shprese dhe do të shërbejë si gjeneratore e energjive dhe mundësive të reja që i ofrohen bizneseve shqiptare e zvicerane. Ajo do të jetë një derë e hapur dhe një instrument i vyer në duart e bizneseve shqiptare që dëshirojnë të realizojnë këmbime tregtare e ekonomike mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
ALSWISS parashikon dhe ka për objekt të krijojë dhe zhvillojë marrëdhënie biznesi dhe të karakterit tregtar ndërmjet Konfederatës Zvicerane dhe Shqipërisë. Kjo Dhomë do të ketë gjithashtu marrëdhënie bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë Zvicër-Shqipëri me seli në Tiranë.
Duke marrë në konsideratë politikat aktuale të Shqipërisë, si dhe klimën e biznesit, ALSWISS do të fokusohet gjatë veprimtarisë së saj në fushat si turizëm, bujqësi, kulturë, investimet në pasuritë e paluajtshme, industrinë e shërbimeve, etj.
Krijimi i ALSWISS pikërisht në këtë situatë të vështirë ekonomike në rang global për shkak të pandemisë COVID-19, është një shembull shprese dhe do të shërbejë si gjeneratore e energjive dhe mundësive të reja që i ofrohen bizneseve shqiptare e zvicerane në të ardhmen. Ajo do të jetë një derë e hapur dhe një instrument i vyer në duart e bizneseve shqiptare që dëshirojnë të realizojnë këmbime tregtare e ekonomike mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë














