Lajme
Gjermania po humb kontrollin e menaxhimit të Covid-19
Instituti „Robert Koch” bëri të ditur të shtunën më shumë se 28.000 infektime kanë qenë në 24 orët e fundit, kurse numri i vdekjeve është rritur me 496 vetë.
Si duket, masat e marra në nëntor qartazi nuk e arritën efektin e tyre. Tani për shkak të shifrave në rritje të infektimeve, janë rritur kërkesat që të kufizohet jeta publike edhe para Krishtlindjeve.
Ani pse Gjermania konsiderohej si nxënësja shembullore në Europë për shkak të menaxhimit të mirë të pandemisë, tani po përballet jo vetem me shifra të larta infektimesh me virusin Corona, por edhe të vdekjeve.
Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, e cilësoi situatën „shumë serioze”. „Nëse si tani do të vazhdojnë të infektohen dhjetëra mijëra vetë me virusin, nëse vdesin qindra vetë në ditë nga virusi, atëherë kjo do të thotë se urgjentisht ne duhet të forcojmë përpjekjet tona në luftë kundër pandemisë”. „Kemi nevojë për një përgjigje të përgjithshme gjermane”, tha edhe kryeministri i landit Renani Veriore-Vestfali, Armin Laschet, të premten në Dyseldorf. „Ne nuk duam një mozaik në gjithë Gjermaninë, ku secili land ndjek rrugën e vet”.
Në Gjermani flitet për një mbyllje deri më 10 janar, në të njëjten kohë duhet të mënjanohen blerjet masive. Detyrimi për shkollën do të mbetet, por do të hiqet detyrimi për mësimin me prezencë në shkollë. Që nga e hëna faktikisht prindërit mund të vendosin në landin me popullsinë më të madhe në Gjermani, Renani Veriore-Vestfali, nëse do t’i dërgojnë fëmijët në shkollë apo do t’i lënë në shtëpi. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












