Lajme
Kërkohej prej 16 vitesh: Arrestohet kosovari gjatë largimit nga Gjermania
Në vitin 2001 ai ishte dënuar me 7 vjet burg për tregti me drogë. Nga kjo masë dënimi atij i kishin mbetur për t`i vuajtur edhe 916 ditë
Një shtetas kosovar ishte në kërkim me një urdhër arresti gjerman që nga viti 2004. Kur ai deshi të udhëtonte në Zvicër, 51 vjeçari u arrestua dhe tani është në paraburgim, shkruan polizeinews.de.
Në mëngjesin e sotëm, 8 dhjetor 2020, i kërkuari ishte nisur të shkonte në Zvicër, përmes autostradës që kalon nëpër Weil am Rhein, transmeton albinfo.ch.
Zyrtarët e doganës gjermane, duke kontrolluar të dhënat e tij konstatuan se ndaj 51-vjeçarit prej 16 vitesh ishte në fuqi një urdhër arresti.
Në vitin 2001 ai ishte dënuar me 7 vjet burg për tregti me drogë, përcjell albinfo.ch. Nga kjo masë dënimi atij i kishin mbetur për t`i vuajtur edhe 916 ditë ose afër 3 vite.
I kërkuari iu dorëzua policisë federale e cila e arrestoi atë dhe e çoi në një institucion korrektues.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












