Kosova
Masat e reja në Kosovë: Gjysmëvjetori i parë përfundon më 18 dhjetor
Gjysmëvjetori i këtij viti shkollor do të përfundojë më 18 dhjetor dhe gjysmëvjetori i dytë do të fillojë më 18 janar
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë konferencës për medie ka thënë se gjendja sa i përket përballjes me COVID-19 në Kosovë është mjaft serioze, por sipas tij është nën kontroll, ndërsa njoftoi se gjysmëvjetori i këtij viti shkollor do të përfundojë më 18 dhjetor dhe gjysmëvjetori i dytë do të fillojë më 18 janar.
“Gjendja është mjaft serioze, por është nën kontroll dhe institucionet përkatëse janë duke e bërë punën e vet. Në bazë të vlerësimit të Institutit, praktikisht ne e kemi vendosur nën kontroll zgjerimin më tutje të pandemisë”, deklaroi Hoti, shkruajnë mediat vendore, përcjell albinfo.ch.
Ai njoftoi se pushimi dimëror nëpër shkolla do të zgjasë një muaj.
“Ky gjysmëvjetor do të përfundojë me datë 18 dhjetor. I lus shkollat e komunat që t’i mbyllin tashmë punët sa i përket këtij gjysmëvjetori të vitit shkollor. Shkollat do të hapen më 18 janar. Një muaj do të jetë pushim dimëror”, tha Hoti në konferencë.
“Nga java e ardhshme do të bëhen testime në së paku dy rajone tjera”, ka shtuar Hoti.
Hoti ka thënë se sipas të dhënave grupmosha më e prekur nga pandemia është 30-40 vjet, për shkak se janë më aktiv.
“Numri më i madh është në sektorin e Shëndetësisë, kjo tregon për punën e madhe që po e bëjnë ata. Gjatë këtyre dy javëve të masave është stabilizu numri i të infektuarve. Pasi që numri i të shëruarve është më i madh se sa ai i të prekurve. Në bazë të vlerësimit të IKSHPK, ne e kemi vendosur nën kontrollë pandeminë”, ka thënë Hoti.
“Sugjerimi i Institutit është që masat të mbahen dhe të jetë rigoroz zbatimi i tyre. Nesër në ora 8:30, do të kemi takim, me të gjitha inspektoratet. IKSHPK dhe SHSKUK kanë punuar shumë për të siguruar vaksinën antiCOVID. Po punojmë në disa fronte në këtë”, u shpreh ai.
“I kemi ngritur kapacitetet dhe nuk kemi probleme për furnizim me të gjitha barnat”, ka thënë Hoti.
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












