Lajme
Bora mbulon Zvicrën, saktësisht në ditën e parë të dimrit meteorologjik
Në ditën e parë të dhjetorit, bora filloi të bjerë edhe në ultësira. Kjo krijon një rrezik akut për rrëshqitje nga rrugët e mbuluara me akull, në disa vende
Pikërisht në ditën e fillimit meteorologjik të dimrit, në pjesën më të madhe të Zvicrës bora ka filluar të bjerë edhe në fusha.
“Tashmë ka më shumë borë në Cyrih se në gjithë dimrin e kaluar”, është shkruar nga “Meteonews” në Twitter.
Trashësia e borës në mëngjesin e sotëm, e matur në ultësira, ka qenë midis katër dhe gjashtë centimetra, njofton Meteoschweiz, Zyra Federale për Meteorologji dhe Klimatologji.
Për shkak të borës, ka gjithashtu një rritje të nivelit të rrezikut në trafikun rrugor, tranmseton albinfo.ch. Sipas “Meteonews”, një përzierje e borës, shiut dhe kokrrave të akullit krijon një “rrezik akut të rrëshqitjes” në rrugë dhe trotuare.
Gjatë ditës, linja e borës pritet të rritet në rreth 500 deri 600 metra mbi nivelin e detit. Ndërkaq në jug të vendit, moti vazhdon të jetë i butë.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













