Kosova
Macron është i interesuar për dialogun Kosovë-Serbi
Është bërë e ditur se ministri francez për Tregti të Jashtme, Franck Riester, deklaroi sot në Beograd se presidenti francez, Emmanuel Macron, është shumë i interesuar në dialogun Kosovë-Serbi, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, nëse mund të pritet angazhim i mëtejshëm i Francës në çështjen e dialogut apo ndoshta ajo është tërhequr, Riester theksoi se presidenti francez mbështet dialogun dhe shtoi se është një çështje së cilës Macron i kushton shumë rëndësi dhe për të cilën ai personalisht është shumë i interesuar, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Po ashtu, ai shtoi se Macron mirëpriti angazhimin e Serbisë për t’u bashkuar me metodologjinë e re të punës për pranimin në BE dhe theksoi se Serbia ka mbështetjen e plotë të Francës në rrugën evropiane.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu referua kësaj pyetjeje, drejtuar ministrit francez, dhe theksoi se ai kishte bisedime të shpeshta me presidentin francez për Kosovën, si dhe se Macron po diskutonte gjithashtu këtë temë me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.
“Macron ndjek çdo detaj të bisedimeve rreth dialogut dhe gjithçkaje që po ndodh në Bruksel. Franca është shumë e përfshirë në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës”, nënvizoi ai.
Ai theksoi se Macron organizoi Konferencën e Parisit, e cila i kushtohej dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, ku ishte e pranishme edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













