Lajme
OKB: Dhuna ndaj grave është gjithashtu një ‘pandemi’
Në të gjithë botën të mërkurën u shënua Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.
Në shumë vende gratë thanë se bllokimet për shkak të pandemisë, kishin rritur nivelin e dhunës, duke i lënë ato të ekspozuara ndaj një rreziku më të madh.
Kombet e Bashkuara thanë se, që nga shpërthimi i pandemisë së COVID-19, të gjitha llojet e dhunës ndaj grave dhe vajzave, veçanërisht dhuna në familje, ishin intensifikuar, shkruan rel, përcjell Albinfo.ch
“Dhuna e burrave ndaj grave është gjithashtu një pandemi. Ajo gjithashtu ka nevojë për reagimin tonë global dhe të koordinuar”, tha drejtorja ekzekutive e agjencisë së Kombeve të Bashkuara “UN Women”, Phumzile Mlambo-Ngcuka në një deklaratë.
Rritet dhuna ndaj grave në Kosovë
Vitin e kaluar, 243 milionë gra dhe vajza kanë përjetuar dhunë seksuale ose fizike nga partneri i tyre.
Këtë vit, raportet theksojnë se ka pasur rritje të dhunës, zyrtarja e OKB-s.
Në qytetin turk të Stambollit, disa qindra njerëz u mblodhën për të protestuar kundër dhunës në familje ndaj grave.
Një grua që mori pjesë në protestë, por që nuk pranoi të identifikohet, i tha agjencisë Reuters: “Ligji nuk i mbron gratë ashtu siç duhet. Ne jemi këtu për t’u dëgjuar zëri jonë. Ka vrasje të grave që ndodhin pothuajse çdo ditë në këtë vend, por njerëzit që po kryejnë krimin janë të lirë “.
Në Itali, protestuesit u mblodhën jashtë parlamentit duke mbajtur parulla me mbishkrimin “Gratë nuk janë lodra”. Italia kishte një nga masat e izolimit më të rrepta në botë, midis marsit dhe majit, për shkak të pandemisë. Karantina ka krijuar kushte për rritje të vrasjeve të grave nga anëtarët e familjes në të njëjtën shtëpi, sipas një studimi nga Instituti Italian i Kërkimeve Ekonomike dhe Sociale. “Ne kemi qenë dëshmitarë të një rritjeje të dhunës në familje gjatë masave të izolimit”, tha protestuesja, Serena Freddi.
“Kjo tregon se shtëpia është ende një vend konflikti dhe dhune për gratë”, shtoi ajo.
Spanja mbajti një minutë heshtje për gratë e vrara dhe në Portugali, organizata vëzhguese OMA, tha se deri më tani, gjatë këtij viti, 30 gra ishin vrarë, gjysma e tyre viktima të dhunës në familje.
Ministri i Brendshëm i vendit, Eduardo Cabrita, tha se kishte një rënie prej 6% të numrit të ankesave në lidhje me dhunën në 10 muajt e parë të vitit 2020 nga një vit më parë. Kjo, sipas tij, tregon se gratë e kanë pasur më të vështirë gjatë izolimit të kërkojnë ndihmë.
Në Gjermani, kancelarja, Angela Merkel, tha se “statistikat tregojnë se çdo 45 minuta një grua në vendin tonë sulmohet nga partneri i saj aktual ose nga ish-partneri”.
“Këto janë fakte mizore. Çdo rast i vetëm tregon një histori të tmerrshme. Ne kurrë nuk duhet ta kthejmë kokën anash kur vajzat ose gratë kërcënohen me dhunë ose sulmohen”, tha ajo.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve











