Koronavirusi: çast pas çasti
Vaksina, kusht për të hyrë në vend

Australia do t’u kërkojë personave që do të duan të hyjnë në territorin e saj të jenë vaksinuar paraprakisht kundër COVID-19, theksoi sot një zyrtar australian duke u detajuar se cili mund të jetë standardi i ri shëndetësor.
Asnjë vendim përfundimtar nuk është marrë në lidhje me kufizimet që do të jenë në fuqi sapo një vaksinë kundër koronavirusit të dalë në treg”, deklaroi sekretari australian i Shëndetësisë Greg Hunt.
Por ai la të kuptohet se kërkesa për hyrje mund të jetë një karantinë e rreptë dy-javore, ose vaksinimi.
Nga ana e tij, kreu i kompanisë ajrore australiane Qantas theksoi se do të kërkojë nga pasagjerët që do të marrin fluturime ndërkombëtare të vaksinohen paraprakisht.
“Ne parashikojmë ndryshimin e kushteve tona të shërbimit për udhëtarët ndërkombëtarë, për t’u thënë atyre se do t’u kërkojmë të vaksinohen para se të hipin në avion”, theksoi drejtuesi i kompanisë Alan Joyce, në stacionin televiziv Channel Nine, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
“Për fluturimet e brendshme, do të duhet të shohim se çfarë ndodh për COVID-19, por për udhëtarët ndërkombëtarë që mbërrijnë në Australi dhe për njerëzit që largohen nga vendi, ne mendojmë se është një domosdoshmëri”, shtoi ai.
Australia ka mbyllur kufijtë që prej marsit për të luftuar kundër pandemisë së koronavirusit.
Disa dhjetëra mijëra australianë janë bllokuar jashtë vendit, ndërkohë që qeveria ka autorizuar rikthimin e një numri të kufizuar shtetasish çdo javë.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor