Lajme
Pas sulmit në Vjenë, rriten thirrjet online për ekstremizëm
Kur një i ri në Vjenë të Austrisë, me origjinë shqiptare, kreu një sulm terrorist duke vrarë katër persona, shumë shqiptarë e dënuan sulmin.
Por, shumë të tjerë e mbështeten të riun, i cili ishte me origjinë nga një fshat i Tetovës në Maqedoninë e Veriut.
Radio Evropa e Lirë ka parë se paku katër faqe në rrjetet sociale, të cilat kanë qindra ndjekës. Këto faqe përkrahin grupe ekstremiste si dhe veprat e tyre të dhunshme, përcjell Albinfo.ch.
I dyshuari për sulmin në Vjenë, i panjohur në fshatin Çellopek
Nuk dihet se kush i administron këto faqe dhe nga cili vend kontrollohen, mirëpo shumë nga komentuesit janë shqiptarë.
Në komente dhe postime të ndryshme, përdoruesit e kanë përkrahur dhunën e Kujtim Fejzullait, që pos të vrarëve, plagosi edhe 22 të tjerë.
Balaj: Pandemia mund ta ketë rritur radikalizmin
Shpat Balaj nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) thotë se zakonisht pas çdo sulmi terrorist në botë vërehet një rritje e propagandës dhe një përkrahje e individëve të ndryshëm për këta persona.
“Ngjashëm është vërejtur edhe në sulmin e fundit, kur një qytetar i Maqedonisë së Veriut, e ka bërë sulmin në Vjenë. Është vërejtur që edhe në mesin e shqipfolësve në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, ka pasur një rritje të shtuar të propagandës online dhe përkrahjes për këto sulme”, thotë Balaj.
Balaj thotë për Radion Evropa e Lirë se qëndrimi brenda në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit, ka bërë që të rritet aktiviteti i këtyre grupeve në rrjetet sociale.
QKSS: Diaspora kosovare nuk i shpëtoi radikalizimit
“Është një grup i caktuar 300 deri në 500 personave, faqe të ndryshme, një grup që vazhdimisht e bëjnë propagandën dhe e rrisin përkrahjen e tyre për grupe dhe individë të ndryshëm të radikalizuar. Pandemia ka mundur të rrisë ndërveprimet e këtyre grupeve”, thotë Balaj.
Pas vrasjes së Kujtim Fejzullait, me shtetësi të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut, policia austriake arrestoi edhe disa persona të tjerë lidhur me këtë sulm, në mesin e tyre edhe katër shqiptarë.
Grupi militant, Shteti Islamik, mori përgjegjësinë për sulmin, por nuk ka dha ndonjë provë.
MPB nuk tregon se a ka rritje të thirrjeve për terrorizëm në Kosovë
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës nuk kanë treguar nëse ka pasur thirrje për terrorizëm në Kosovë pas sulmit në Vjenë, qoftë online apo në forma tjera.
Përmes një përgjigje me shkrim, Lulzim Fushtica, këshilltar i ministrit të Brendshëm Agim Veliu, thotë se Policia e Kosovës është duke punuar në parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie.
“Policia e Kosovës, sipas misionit dhe detyrave të saj, në mënyrë të vazhdueshme është e angazhuar në përmbushjen e aktiviteteve dhe objektivave të parapara ndaj sigurisë së vendit dhe të qytetarëve, përfshirë parandalimin e të gjitha formave të veprave ndaj terrorizmit”, thotë Fushtica.
Autoritetet e Kosovës krenohen me luftimin e terrorizimit
Prej fillimit të luftës në vitin 2012, nga Kosova në Siri kanë shkuar rreth 400 kosovarë duke u rreshtuar krah grupit militant, Shteti Islamik.
Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës, në zonat e konfliktit në Siri apo Irak, dyshohet se janë gjithsej 102 qytetarë të Kosovës, të cilët në periudha kohore të ndryshme nga viti 2012 e deri tani, kanë udhëtuar nga Kosova apo ndonjë shtet tjetër.
Prej këtyre 102 personave, 46 janë fëmijë, të cilët kanë udhëtuar ose kanë lindur në zonën e konfliktit dhe së paku njëri prind ka shtetësi nga Kosova.
Sipas Policisë së Kosovës, në zonën e konfliktit dyshohet se janë vrarë ose kanë vdekur (vdekje natyrore) rreth 97 persona.
Në prill të vitit 2019, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, Kosova ka kthyer 110 qytetarë të saj nga Siria duke përfshirë 32 gra, 74 fëmijë dhe katër luftëtarë të huaj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












