Kosova
Jahjaga flet për rëndësinë e remitencave nga diaspora
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka folur në konferencën virtuale “Diaspora Flet 2020”, organizuar nga Germin Global Albanians Foundation
Remitenca e dërguara nga diaspora në Kosovë vazhdojnë të jenë të rëndësishme për ekonominë.
Kështu ka thënë ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në konferencën virtuale “Diaspora Flet 2020”, organizuar nga Germin Global Albanians Foundation.
“Remitenca e dërguara nga diaspora në Kosovë vazhdojnë të jenë të rëndësishme për ekonominë. Por ka dhe atë anën e vet që krijon varshmëri. Këto nuk janë zgjidhje për zbutjen e varfërisë. Remitencat e dërguara në Kosovë nuk janë materializuar sa duhet. Në vend që këto të përdoreshin për hapjen e ndonjë biznesi. Nuk do të ishim këtu po të mos ishte diaspora, në procesin e shtetndërtimit”, është shprehur Jahjaga.
Nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës për muajin tetor 2020, diaspora ka dërguar rreth 22 milionë euro më shumë sesa muaji i njëjtë i vitit të kaluar.
Duke krahasuar periudhën dhjetë mujore të vitit aktual me atë paraprak, del se mërgata në drejtim të Kosovës ka dërguar 90.9 milionë euro më shumë, apo në total 796.5 milionë euro.
Në këtë konferencë do të mbahen 24 sesione virtuale, me 9 folës kryesor dhe një program prej 25 orëve do trajtojnë praktikat botërore dhe ndërlidhjet mes diasporës dhe vendeve amë në temat kryesore: avokimi & diplomacia, bizneset, investimet & filantropia dhe kapitali njerëzor & edukimi.
E-Diaspora
-
Shkolla Shqipe “Abetarja” në Gjermani përmbyll me sukses vitin e parë shkollor Konsullata e Kosovës në Shtutgart ndau certifikatat për nxënësit dhe vlerësoi kontributin e mësuesve, prindërve dhe... -
Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit -
I jepet sot lamtumira mërgimtarit që humbi jetën në aksidentin me motoçikletë në Istog -
Vjenë
Talenti shqiptar Leart Alija në prova te Austria Wien -
Tre shqiptarët e Bayernit në fokus: A do ta zgjedhin Kosovën?
Jeta në Austri
-
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë prezanton listën preliminare të të vrarëve, të... -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore












