Lajme
Kurti kërkon që Kosova të ofrojë mbrojtje për të akuzuarit e Speciales
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, ka folur për herë të parë pas arrestimeve të kryera nga Gjykata Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
Ai ka kundërshtur pretendimet e Prokurorisë Speciale e cila UÇK-në e ka quajtur ndërmarrje kriminale, shkruan Albinfo.ch.
“Prokuroria e ka gabim, nuk ka pasur strukturë të tillë, UÇK-ja kishte shtabin e përgjithshëm dhe zyrat përkatëse. Ky lajmi më i ri në Kosovë për njëfarë npk brenda UÇK nuk është i vërtetë”, tha ai.
Sipas kreut të partisë më të madhe në vend, Kosova qysh më herët ka pasur gjykata të tilla, duke filluar, thotë ai, nga UNMIK-u, EULEX-i e “prokuroria dhe gjykatat në Kosovë që mjaft shumë kanë qenë speciale me pasivitetin e tyre”.
“Gjykata Speciale është e padrejtë dhe e paanshme me UÇK-në si palë ndërluftuese dhe me etninë tonë shqiptare si përkatësi. Ngrehina e kësaj gjykate shkon kundër kujtesës sonë individuale e kolektive, njerëzore e politike”, tha Kurti në një konferencë për media.
Për më tepër ai ka kërkuar që qeveria të angazhohet për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja.
“Në Hagë nuk po përndjeken vetëm individët por nuk mund të mbrohen as të pandehurit si individë. Shteti duhet ta organizoj e ta koordinoj mbrojtjen e të pandehurve. E pamë se ata i kanë avokatët e tyre por nevojitet bashkërendimi nga shteti. UÇK nuk ka qenë e asnjërit, por të gjithëve dhe të gjithë duhet ta mbrojmë. Kjo është sidomos punë qeverie”, tha ai.
E sipas tij, Kosova aktualisht nuk e ka një Qeveri që do të vihej në mbrojtje të të akuzuarve.
“Për fat të keq, Kosova nuk ka qeveri që mund ta bëjë këtë. Kjo qeveri e paligjshme që varej nga fillimi nga lista serbe e që tash është e pakicës, nuk mund ta mbrojë e të shpëtojë as vetveten e lëre më dikë tjetër”., theksoi Kurti.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










