Lajme
Italia nga nesër me teste që bëhen vetë!
Nga e hëna do të eksperimentojmë me 5 mijë teste që bëhen vetë”, njoftoi presidenti i rajonit të Venetos në Itali, Luca Zaia, duke paralajmëruar mbërritjen e një risie të vërtetë të manierisë shëndetësore, e cila mund të ndihmojë shumë në luftën kundër koronavirusit.
Sipas Zaias, në këtë mënyrë, me shumë pak euro të shpenzuara ndryshon plani i shëndetësisë. Në fakt, me testet që mund të bëhen vetë, reduktohet një pjesë e peshës nga sistemet shëndetësore e madje edhe kostot. Sipas zyrtarit të OBSH-së, Ranieri Guerra, testet njëpërdorimshme të vetadministrimit, do të gjenden nëpër farmaci.
Italia regjistroi së fundi një nivel rekord prej 41,000 rastesh në ditë, ndërsa në mbarë vendin shtohen vdekjet dhe shtrimet ne spital. Këta të fundit po tejmbushen e së fundi, në spital të improvizuar Covid-i u kthye dhe pista legjendare e Formula Një në Monza. Në Cotugno, thuajse nuk ka më shtretër të lirë, ndërsa anë e mbanë vendit e përtej tij u bë virale videoja e pacientit më koronavirus, që dergjet i vdekur në banjën e spitalit, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Në fillim të vitit, Italia u kthye në epiqendër të pandemisë në Evropë, por arriti ta vinte nën kontroll me një karantinë të ashpër mbarëkombëtare, e cila erdhi duke u zbutur ndjeshëm gjatë verës, ndërsa javën e kaluar, të gjendura përballë valës së dytë të sëmundjes, autoritetet italiane vendosjen sërish masa të rrepta izolimi.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














