Kosova
115 milionë euro më pak të hyra nga Dogana e Kosovës
Është bërë e ditur se 115 milionë euro, apo 11 për qind më pak janë mbledhur nga Dogana e Kosovës që nga fillimi i vitit 2020. Derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, Dogana ka arritur t’i mbledhë 972 milionë euro.
Ani pse në fillim të këtij viti, performanca e të hyrave ishte e kënaqshme, rënia e të hyrave filloi nga konfirmimi i rasteve të para me Covid-19.
Sipas zëdhënësit të Doganës, Adriatik Stavileci, kanë filluar të përmirësohen muajt e fundit, ku sipas tij ka një rritje graduale dhe kthim nga normaliteti.
“Nëse shikohen të hyrat prej fillimit të vitit e deri në fund të tetorit, kemi vërejtur që fillimi i vitit ka qenë mjaft i mirë në performancen e të hyrave, por për shkak të pandemisë dhe uljes së konsumit ditor dhe rënies së çmimeve të ndryshme, kemi parë ngadalësim të të hyrave në këtë vit”.
“Nëse shikohet në aspektin e përqindjes, javëve të fundit ka filluar të përmirësohet të hyrat dhe ka filluar që të kemi një rritje graduale dhe kthim të lakores së normale e mbledhjes së të hyrave. Në aspektin statistikor nëse në vitin 2019 kemi pasur 972 milionë euro të mbledhura deri më sot, atëherë këtë vit kemi 857 milionë euro, pra rreth 115 milionë euro më pak të hyra apo 11 për qind se vitin e kaluar”.
E kjo situatë me pandeminë, sipas Stavilecit, ka mundur të prodhojë edhe skenarë më të keq, ku sipas tij, të hyrat kanë mundur të dëmtohen më shumë.
Stavileci për Ekonomia Online ka thënë se kanë hyrë në një fazë të rikuperimit të të hyrave, e që nuk kanë mundur të mblidhen në kulminacionit të pandemisë
Teksa ka folur për të hyrat nga Dogana, zëdhënësi i këtij institucioni ka thënë se deri në fund të këtij viti synojnë t’i mbledhin edhe 200 milionë euro, për ta arritur cakun e mbledhjes së 1 miliard eurove.
“Ne presim që brenda këtyre muajve që kanë mbetur deri në përfundim të vitit tentojmë t’i mbledhim edhe më shumë se 200 milionë euro deri në përfundim të vitit, që me këto 200 milionë euro ta tejkalojmë cakun që e kishim mbi 1 miliard euro të mbledhura për buxhetin e shtetit, por siç duket është vështirë për shkak të situatës me pandeminë ndikon në performancën e të hyrave”, ka thënë Stavileci.
.
E-Diaspora
-
Nju-Jork
Ermonela Jaho rikthehet në Metropolitan Opera me rolin e Violetës në “La Traviata” Sopranoja shqiptare do të interpretojë në Nju-Jork më 6, 9, 13 dhe 16 maj, nën dirigjimin... -
Zvicër
Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Guy Parmelin -
Rromir Imami: Kur portreti kthehet në narrativë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Fribourg -
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen”
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit













