Kosova
Urimet nga Kosova për Joe Biden
Liderët politikë të Kosovës kanë uruar Joe Biden, i cili fitoi zgjedhjet presedenciale në SHBA
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe nën-presidenten e zgjedhur Kamala Harris për fitoren e tyre në zgjedhjet amerikane të 3 nëntorit.
“Jam e bindur se nën udhëheqësinë tuaj si president amerikan dhe nënpresidente amerikane, demokracia do të lulëzojë në Amerikë dhe në gjithë botën”, ka thënë ajo në Twitter.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka urur po ashtu presidentin e zgjedhur Biden dhe nën-presidenten e zgjedhur, Harris për fitoren në zgjedhje.
“Mezi pres të fuqizojmë partneritetin tonë të përjetshëm me Shtetet e Bashkuara dhe të vazhdojnë punën tonë në emër të njerëzve tanë dhe në shërbim të vlerave tona të përbashkëta”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.
Në platformën e njëjtë, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se fitoja e Bidenit është historike dhe se ai është aleat i Kosovës.
“Udhëheqësia juaj është e nevojshme në Amerikë, po aq sa në botë, për të rikthyer besimin në demokraci sundimin të ligjit dhe dinjitet njerëzor. Mezi pres të forcojmë lidhjet tona”, ka thënë mes tjerash ai, përcjell albinfo.ch.
Mediat amerikane kanë thënë se Biden ka fituar në shtetin e Pensilvanisë, duke tejkaluar shifrën e 270 votave të Kolegjit Elektoral, që nevojiten për ta bërë atë presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara.
Biden ka reaguar shpejt pas lajmit për fitore. “Amerikë, jam i nderuar që më ke zgjedhur për të udhëhequr shtetin tonë fantastik. Puna përpara nesh do të jetë e vështirë, mirëpo ta premtoj këtë: Unë do të jem president i të gjithë amerikanëve – pavarësisht nëse më keni votuar apo jo. Do ta ruaj besimin që më keni dhënë”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
Fitorja e Bidenit, 77-vjeçar ka ardhur pas më shumë se tri ditëve të paqartësive, teksa zyrtarët zgjedhorë kanë numëruar votat përmes postës.
Trump është presidenti i parë aktual që humb në procesin e rizgjedhjes, prej kohës së republikanit George H.W. Bush më 1992.
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit














