Lajme
Pas sulmit të 2 nëntorit, qeveria austriake mbyll dy xhami në Vjenë
Dy xhami të cilat dyshohet se janë vizituar nga atentatori, janë mbyllur në Vjenë.
Pas sulmit terrorist në Vjenë, Ministrja e Kulturës Susanne Raab dhe Ministri i Brendshëm Karl Nehammer njoftuan mbylljen e dy xhamive radikale të premten pasdite.
Sipas gazetës austriake krone.at, dyshohet se autori i sulmit terrorist, Kujtim Fejzulau, ishte vizitor i rregullt në dy institucione të tilla në kryeqytet dhe ka të ngjarë të jetë radikalizuar atje.
Po sipas gazetës austriake, policia tashmë ka kryer një hetim në xhaminë “Tauhid” në Meidling (Bezirk 12) në Vjenë, njofton Albinfo Austria.
Xhamia e dytë është xhamia Melit Ibrahim në Ottakringer Hasnerstraße.
Gazeta tjetër austriake heute.at shkruan se salla e lutjeve, e cila kishte kapacitet për 50 veta, frekuentohej rregullisht nga atentatori. Ai vizitonte xhaminë me dy bashkëbesimtarët e tjerë që tashme janë të arrestuar, përcjell Albinfo Austria.
Ambientet e këtij vendi nuk bien në sy, dhe hyrja lejohej vetëm për anëtarët. Një dhomë që ishte në bodrum dyshohet se shërbente për trajnimin e arteve marciale. Deri më tani nuk ka informacion nëse ka të arrestuar.
Të dy xhamitë kanë qenë të regjistruara si shoqata dhe tashmë ka filluar procedura për shpërbërjen e tyre.
Ndërkohë, sipas mediave austriake, nga 14 personat e arrestuar, sot (e premte) janë liruar gjashtë prej tyre. Tetë të tjerët janë ndaluar në paraburgim nga autoritet austriake dhe i përkasin moshës nga 16 – 24 vjeçe.
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












