Kosova
Reagon edhe Qeveria e Kosovës për zhvillimet e fundit rreth Speciales
Ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës pa konfirmimit të akuzave ndaj Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit
Në lidhje me zhvillimet e fundit, ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës po i përcjell me vëmendje zhvillimet e fundit rreth Dhomave të Specializuara, të cilat janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës.
Qeveria e Republikës së Kosovës beson thellë në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit, që mbetet një nga periudhat më të ndritshme të histories”, thuhet në njoftim.
“Askush nuk mund të gjykojë luftën tonë për liri. Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për çlirimin e vendit tonë, për mbrojtjen e pragut të shtëpisë, e jo në tokë të huaj, dhe si e tillë gëzoi mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, që kulmoi me fushatën e bombardimeve të NATO-s.
Qeveria e Republikës së Kosovës, konsideron se askush nuk mund të konsiderohet fajtor pa vendim përfundimtar të organeve kompetente të drejtësisë”, thuhet tutje në njoftim.
Në fund, në reagimin e Qeverisë së Kosovës shkruhet “Bartësit e institucioneve si dhe qytetarët e Kosovës kanë qenë gjithmonë dhe vazhdojnë të jenë shembull për respektim dhe bashkëpunim me drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare”.
E-Diaspora
-
Trump fton në Shtëpinë e Bardhë 16-vjeçarin që shpëtoi një djalë nga mbytja Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se do të ftojë në Shtëpinë e Bardhë një 16-vjeçar... -
Shkolla Shqipe “Abetarja” në Gjermani përmbyll me sukses vitin e parë shkollor -
Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit -
I jepet sot lamtumira mërgimtarit që humbi jetën në aksidentin me motoçikletë në Istog -
Vjenë
Talenti shqiptar Leart Alija në prova te Austria Wien
Jeta në Austri
-
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë prezanton listën preliminare të të vrarëve, të... -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore












