Koronavirusi: çast pas çasti
Gjermania mund të rritë tatimet për ata që fituan shumë gjatë pandemisë
Kandidati i SPD për kancelarinë për zgjedhjet parlamentare në Gjermani, në vitin 2021, dhe njëkohësisht ministri aktual i Financave, Olaf Scholz deklaroi se është në favor të rritjes së taksave për ata që fituan shumë para gjatë krizës së pandemisë.
Ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier, megjithatë, e kundërshtoi këtë duke thënë se rritja e taksave është një helm për ekonominë dhe se ai personalisht do të angazhohet për të parandaluar që kjo të ndodhë, edhe pas zgjedhjeve të vitit 2021.
Duke filluar me prezantimin të masave për të mbështetur ekonominë në këtë fazë të re të bllokimit të pjesshëm nga dy ministrat, Altmaier dhe Scholz, u rishfaq çështja e financimit të kompanive të prekura.
Ministri i Financave ka përsëritur në çdo rast se taksat nuk do të rriten, për momentin, për të financuar ndihmën prej 10 miliardë eurosh, transmeton ATSH, përcjell albinfo.ch.
“Gjermania nuk ka nevojë për para, le të themi të freskëta, sepse këto para do të merren nga fondi i ndihmës prej 25 miliardë tashmë të lënë mënjanë dhe nga të cilat vetëm 1,5 miliardë janë përdorur deri më tani”, theksoi Scholz.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









