Tematike
Politikani i SVP-së: Personave me dy shtetësi, t`u ndalohet të bëhen deputetë
Glarner ka paraqitur një propozim parlamentar për një iniciativë që do të ndalonte personat me dy shtetësi të zgjidhen në Parlamentin Federal.
Qytetarët me dy pasaporta nuk i përfaqësojnë sa duhet interesat e Zvicrës, thotë deputeti në Parlamemtin e Zvicrës Andreas Glarner nga SVP, shkruan gazeta “SonntagsZeitung”.
Për më tepër ai ka paraqitur një propozim parlamentar për një iniciativë që do të ndalonte personat me dy shtetësi të zgjidhen në Parlamentin Federal.
Si shkas për këtë i ka shërbyer mosmarrëveshja e tij me deputeten nga Partia e Gjelbër, Sibel Arslan në javë më parë në Bundesplatz të Bernës, ku ai e kishte fyer atë, veç tjkerash, duke ia kujtuar prejardhjen e huaj (albinfo.ch ka shkruar rreth kësaj).
Sipërmarrësi nga Aargau thekson tek “SonntagsZeitung” se “kërkesa ka për qëllim vetëm të sigurojë që përfaqësuesit e njerëzve në të dy dhomat e parlamentit përfaqësojnë me të vërtetë vetëm interesat e Zvicrës dhe jo ato të një vendi të dytë”.
Ai thotë se me këtë iniciativë nuk kishte në shënjestër deputeten Arslan.
“Përkundrazi, kjo rregullore e re nuk duhet të zbatohet për anëtarët e deritashëm të parlamentit, madje edhe në rast të rizgjedhjes”, përcjell albinfo.ch. Në të njëjtën kohë, megjithatë, ky deputet i SVP-së ka publikuar këtë javë një postim në Facebook ku e vë në shënjestër deputeten Arslan, sepse ajo, sipas postimit, bën fushata për interesa të huaja.
Nëse kërkesa e Glarner do të zbatohej sot, një numër i konsiderueshëm politikanësh të tjerë, së bashku me Arslan, nuk do të uleshin më në parlament. Madje edhe vetë SVP ka të paktën tre shtetas të dyfishtë në Dhomën Nacionale të Parlamentit Federal: Alfred Heer, Yvette Estermann dhe Yves Nydegger, përcjell albinfo.ch.
Për më tepër, edhe ministri aktual i punëve te jashtme, Ignazio Cassis nga FDP kishte dy shtetësi: të Italisë dhe të Zvicrës gjatë kohës sa ishte deputet. Ai kishte dorëzuar pasaportën e tij italiane vetëm pasi qe zgjedhur në qeverinë e Zvicrës.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













