Lajme
Gjashtë vjet e gjysmë burg për për vrasësin e gruas me lugë këpucësh
Sipas vendimit të së martës, i dënuari, i cili vjen nga Kosova dhe ka jetuar në Zvicër për 46 vjet, do të dëbohet nga vendi për shtatë vjet
Gjykata e Qarkut e St. Gallenit ka dënuar autorin e vrasjes së të shoqes me burg prej gjashtë vjet e gjysmë. Ai është dënuar për vrasje pa dashje.
Sipas vendimit të së martës, i dënuari, i cili vjen nga Kosova dhe ka jetuar në Zvicër për 46 vjet, do të dëbohet nga vendi për shtatë vjet, shkruan sda.ch. Vendimi nuk është ende i plotfuqishëm ndërsa i dënuari tashmë është në burg.
Personi tani 67 vjeçar kishte ardhur në Zvicër në vitin 1974 dhe kishte punuar si punëtor ndërtimi, transmeton albinfo.ch. Ai më vonë kishte transferuar këtu edhe familjen e tij dhe ka qenë në pension prej disa vitesh. Marrëdhëniet familjare ishin të patrazuara për një kohë të gjatë. Dhuna në familje nuk ishte çështje, ka thënë prokurori në seancë.
Prokurori publik ka folur për një veprim të zhvilluar qartazi nën afekt, të shkaktuar nga provokimet dhe fyerjet e vazhdueshme nga gruaja. Më tutje, sipas tij, ai kishte një “emocion të dhunshëm që ishte i arsyeshëm për rrethana”, diçka që është tipike për vrasje. Ndërsa akti ishte jashtëzakonisht brutal.
Prandaj, prokurori ka kërkuar dënim me shtatë vjet burg. Kodi penal parashikon një deri në dhjetë vjet për krimin e vrasjes pa dashje, përcjell albinfo.ch. Avokati i mbrojtjes u lut për një dënim shumë më të butë: dënimi me kusht me dy vjet burg sipas tij do të ishte i përshtatshëm. Po ashtu ai ka kërkuar që nga dënimi të hiqet dëbimi nga vendi.
Burri ishte terrorizuar psikologjikisht nga gruaja e tij. Situata në të cilën ai kishte hyrë, ishte provokuar nga viktima. Ai nuk kishte qenë kurrë i dhunshëm më parë, transmeton albinfo.ch. Pas aktit, ai menjëherë kishte thirrur policinë, duke mos mohuar asgjë.
Me vendimin e saj, gjykata kryesisht ka ndjekur argumentet e prokurorisë. Akti ishte “shumë brutal”, edhe nëse ka ndodhur në një ndikim të afektit, të kuptueshëm dhe të arsyeshëm për raste të tilla, ka thënë kryetari i gjykatës.
Ai po ashtu ka thënë se masa e dëbimit të tij është plotësisht e arsyeshme. Edhe pas 46 vjetësh qëndrimi në Zvicër, personi i dënuar nuk është plotësisht i integruar dhe e flet dobët gjermanishten, përcjell albinfo.ch. Seanca e gjykatës janë përkthye në shqip nga një përkthyes.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













