Lajme
Ukraina, në prag të njohjes së Kosovës
Zv.ministri i Jashtëm ukrainas, Vasyl Bodnar, në një intervistë ekskluzive për gazetarin Xhoi Malësia në RTV Ora, paralajmëroi një njohje të mundshme të shtetit të Kosovës nga Kievi zyrtar, përcjell Albinfo.ch.
Sipas diplomatit ukrianas, nuk duhet të bëhen paralelizima mes Kosovës dhe Krimesë, pasi sipas tij, janë dy gjëra krej të ndryshme nga njëra-tjetra.
“Tradicionalisht, ne kemi qënë të vendosur për sovranitetin territorial të vendit. Ky është një parim yni. Por, për ne nuk ka një paralele mes dy rasteve. Kjo për shkak se rasti i Kosovës është diçka dhe ai i Krimesë është diçka tjetër.
Në rastin e Kosovës kemi një vend që është njohur nga një numër i caktuar shtetesh dhe në rastin e Krimesë, flitet për një territor që është marrë me forcë nga Rusia. Pra, nuk është një çështje e thjeshtë.
Ne nuk e kemi njohur Kosovën formalisht, por nëse sheh hapat tanë, ka diçka. Vitin e kaluar ne morëm vendimin për të punuar me pasaportat e Kosovës. Tani ambasadori ynë këtu (Tiranë) dhe ambasadorët në vende të tjera të botës kanë marrë direktiva për t’i njohur këto pasaporta dhe për të mos limituar udhëtimet. Ndoshta duke filluar nga hapa të tillë të vegjël mund të shkojmë drejt disa rezultateve. Nuk po flas për një perspektivë të caktuar, pasi pozicioni ynë formal është pozicioni ynë formal. Pra, na duhet ta trajtojmë këtë rast në rrethanat ku ndodhemi”, tha Bodnar në intervistën e tij për rtv Ora, transmeton Albinfo.ch.
Aktualisht, pavarësisht fushatës së fortë të Serbisë për çnjohje, Kosova njihet nga 116 shtete.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së











