Lajme
Sa njerëz me shtetësi kosovare jetojnë në Kantonin e Lucernit
Shtetasit gjermanë përfaqësojnë grupin më të madh me 18.3 për qind. Ata ndiqen nga njerëzit nga Italia me 10.4 për qind, ata nga Kosova me 10.3 për qind...
Në vitin 2019, sipas Lustat (Zyra e statistikave e Kantonit të Lucernit), përqindja e të huajve në kanton ishte 18.8 për qind, shkruan Luzerner Zeitung. Lucerni është pra dukshëm nën mesataren e Zvicrës, ku shkalla e pranisë së të huajve është 25.3 për qind.
Lustat njofton se 77,612 të huaj me banim të përhershëm dhe 2799 jo të përhershëm kanë qenë duke jetuar në kantonin e Lucernit në fund të vitit 2019.
Përqindja e të huajve me qëndrim të përhershëm është rritur nga 11.9 për qind (38.804 persona) në vitin 1991, në 18.8 për qind, transmeton albinfo.ch. Pavarësisht faktit se ka pasur pothuaj dyfishim të përqindjes së të huajve, kantoni i Lucernit është shumë poshtë mesatares së Zvicrës prej 25.3 për qind.
Në përgjithësi, mbi një e katërta e popullsisë së përhershme të Lucernit të moshës 15 vjeç e lart ka prejardhje të huaj.
Rreth 56.7 përqind e të huajve që jetojnë në këtë kanton kanë ardhur nga shtetet e Bashkimit Evropian, 9.9 për qind nga Azia, 5.1 përqind nga Afrika dhe 2.6 për qind nga Amerika.
Më tutje, shtetasit e Maqedonisë që jetojnë në këtë kanton përbëjnë 3% (shumica dërmuese e tyre janë shqiptarë), ata të Serbisë, 5% etj.
Nga 163 kombet e huaja të përfaqësuar në kanton, shtetasit gjermanë përfaqësojnë grupin më të madh me 18.3 për qind. Ata ndiqen nga njerëzit nga Italia me 10.4 për qind, ata nga Kosova me 10.3 për qind dhe nga Portugalia, me 9.6 përqind.
Në vitin 2019, 1,152 të huaj janë natyralizuan në kantonin e Lucernit, ose 545 më pak se një vit më parë, përcjell albinfo.ch. Po u krahasua me numrin e përgjithshëm të banorëve të përhershëm të huaj në kantonin e Lucernit, kjo korrespondon me një shifër prej 15.0 natyralizimesh për 1000 të huaj.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar













