Tematike
Dënohet me gjobë me kusht policja që ka plagosur rëndë vjedhësin kosovar
Një oficere policie e kantonit të Cyrihut është dënuar për shkaktim lëndimi të rëndë trupor. Megjithatë, ajo është shpallur e pafajshme nga akuza e vrasjes në tentativë
Gjykata e Qarkut në Andelfingen, Kantoni i Cyrihut ka dënuar sot një oficere të Policisë Kantonale për shkaktim lëndimi të rëndë trupor. Ajo duhet të paguajë një gjobë prej 24,000 frangash në 300 njësi ditore prej 80 frangash, shkruan landbote.ch.
Gjoba do të paguhet vetëm me kusht, për një periudhë prove prej dy vjetësh. Policja është shpallur e pafajshme nga akuza e vrasjes së mbetur në tentativë.
Delikti ka ndodhur në pranverë të vitit 2016. Oficerja e policisë së kantonit, kishte qëllouar një hajdut gjatë një kërkimi në mbrëmje në Ossingen ZH dhe e kishte plagosur rëndë atë, transmeton albinfo.ch. I plagosuri ishte dërguar në spital, ku qe arrestuar më vonë.
Nuk ka vepruar në vetëmbrojtje
Sipas deklaratave të saj, policja kishte ndaluar makinën në të cilën ajo e kishte njohur personin në fjalë ndërsa po kalonte dhe kishte thirrur: “Ndal, policia, ose do të qëlloj”. Ajo pastaj kishte qëlluar shoferin nga dritarja e ulur e makinës. Ai ishte goditur në parakrah por kishte arritur të largohe, përcjell albinfo.ch. Policja pastaj ka gjuajtur edhe dy të shtëna në drejtim të makinës që largohej, njëra prej të cilave kishte goditur automjetin.
Në gjykatë, ajo ka deklaruar sot se kosovari kishte bërë një “lëvizje të menjëhershme përpara” me makinë. Ajo nuk i kishte parë më duart e tij dhe prandaj ishte frikësuar se ai ishte duke marrë një armë dhe do të përpiqej ta sulmonte atë.
Por, kryetari i trupit gjykues nuk pranon ta quajë veprim në vetëmbrojtje aktin e polices, transmeton albinfo.ch. “Unë ju besoj se jeni ndjerë të kërcënuar. Por ju duhet të ishit më e durueshme në atë moment. Ju keni vepruar në mënyrë jo optimale”. Policja pra nuk ka vepruar me dashje, por qartazi nuk ishte as në vetëmbrojtje.
Kosovari ndërkohë është dënuar për vjedhje dhe është dëbuar nga vendi. Avokati i tij kishte kërkuar dëmshpërblim, por gjykata nuk ka pranuar. Ndërsa policja rimbursohet pjesërisht për pagesën e bërë avokatit.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













