Koronavirusi: çast pas çasti
Kanada: Kufijtë ndërkombëtarë, të mbyllur deri në fund të shtatorit
Kanadaja do të zgjasë deri më 30 shtator mbylljen e kufijve të saj ndërkombëtarë për të huajt, me përjashtim të disa amerikanëve, në mënyrë që të parandalojë përhapjen e koronavirusit, njoftoi sot qeveria.
“Qytetarët kanadezë dhe banorët e përhershëm, që kthehen në Kanada, do të vazhdojnë t’u nënshtrohen masave të karantinës”, sqaroi ministri për Sigurinë Publike, Bill Blair, në Twitter. Nga marsi i kaluar udhëtarët që mbërrijnë në Kanada, kanadezë apo jo, u janë nënshtruar një karantine të detyrueshme 14-ditore.
Nga ana e saj, kufiri i Kanadasë me SHBA-në mbetet i mbyllur deri më 21 shtator, si pjesë e një marrëveshjeje të veçantë bilaterale me Uashingtonin. Lejohen vetëm tregtia e produkteve dhe mallrave, si dhe udhëtimet e konsideruara thelbësore.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro Ansambli tetovar po merr pjesë në aktivitete kulturore në rajonin Lapta/Girne, duke prezantuar valle dhe tradita... -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












