Koronavirusi: çast pas çasti
OBSH paralajmëron të bëhet kujdes me trajtimin e COVID 19 me plazmë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kërkoi që të bëhet kujdes lidhur me çështjen e trajtimit të COVID-19 me plazmën e gjakut që merret nga personat që kanë kaluar koronavirusin.
Shkencëtarja, mjekja Soumya Swaminathan me detyrë në OBSH në një konferencë për media ka bërë një vlerësim lidhur me miratimin për “përdorim emergjent” të trajtimit me plazmë nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).
Swaminathan tha se rezultatet e trajtimit të plazmës në luftën kundër COVID-19 nuk janë përfundimtare. “Aktualisht ofrohen prova në cilësi shumë të ulët”, tha ajo.
Duke deklaruar se OBSH e sheh ende si eksperimentale trajtimin e plazmës, Swaminathan tha: “Sigurisht që vendet mund të bëjnë një listë të situatave emergjente kur mendojnë se përfitimet janë më shumë se rreziqet, por kjo në përgjithësi bëhet kur prisni prova përfundimtare”.
Martin Landray nga Universiteti i Oxford-it tha se trajtimi me plazmë jep “shpresë të madhe” por se aktualisht nuk ka ndonjë provë se ajo funksionon. “Ka një hapësirë (greminë) të madhe mes teorisë dhe provës”, vlerëson ai.
Landray i cili ndodhet në ekipin që zhvillon punime në çështjen e trajtimit të plazmës në Britani, shtoi se për të marrë një përgjigje në këtë çështje duhet të bëhen hulumtime me pjesëmarrjen e disa mijëra të sëmurëve.
Ndërkohë Stephen Griffin nga Universiteti i Leeds-it ka bërë të ditur se ka ende një paqartësi të konsiderueshme lidhur me mënyrën se si sistemi imunitar i përgjigjet COVID-19 dhe se kjo situatë vështirëson trajtimin e mundshëm të plazmës, transmeton aa,përcjellë albinfo.ch
“Mesa duket nuk është nxjerrë mësim nga hydroxychloroquine”, shtoi Griffin.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e cilësoi si një pikë kthese vendimin e Administratës Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për trajtimin e COVID-19 me plazmë. FDA ka aprovuar përdorimin emergjent të hydroxychloroquine para të tërhiqej disa muaj më parë.
OBSH-ja me arsyetimin se “kanë dështuar në uljen e normës së vdekshmërisë” njoftoi se ka ndaluar përdorimin e “hydroxychloroquine” dhe ilaçeve me kombinimin “lopinavir/ritonavir” që janë përdorur në trajtimin e personave të prekur me COVID-19.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor