Futboll
Pensionohet ish-ylli i Juventusit, kapiteni i Zvicrës
Është bërë e ditur se ish-mbrojtësi i Lazios, Juventusit e Arsenalit, Stephan Lichtsteiner, është pensionuar nga futbolli në moshën 36-vjeçare, transmeton albinfo.ch.
Kapiteni i Zvicrës ka njoftuar pensionimin pas një kohe të shkurtër të kaluar së fundi te Augsburg në Bundesligë.
Thuhet se mbrojtësi ka kaluar 10 vjet në Serie A, duke fituar Kupën dhe Superkupën e Italisë me Lazion, para se të lëvizte për të vazhduar me suksese edhe te Juventus.
Lichtsteiner ka fituar shtatë tituj të Serie A me Juventusin, ndërsa në vitin 2019 i ishte bashkuar Arsenalit.
Veteani është paraqitur 108 ndeshje për Zvicrën, duke luajtur tri Kupa të Botës dhe dy Kampionate Evropiane.
Të gjithë kujtojmë festën e tij me shqiponjë në fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë në Kupën e Botës, fitore që erdhi falë golave të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit. /Albinfo.ch
https://www.youtube.com/watch?v=6PXqB8mmf2w&feature=emb_title
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim














