Lajme
Punëtorët që vijnë nga Ballkani në Gjermani janë kryesisht ndihmës
Emigrimi i punëtorëve nga Ballkani Perëndimor ka një ndikim pozitiv në tregun gjerman të punës, sipas një studimi të Institutit të Kërkimit të Tregut të Punës në Nuremberg.
“54 për qind e të punësuarve nën rregullat e punësimit për njerëzit në Ballkanin Perëndimor janë punëtorë të aftë.”, sipas një studimi të Institutit të Kërkimit të Tregut të Punës (IAB), përcjell albinfo.ch.
Rregullorja për punësimin në Ballkanin Perëndimor u prezantua në fillim të vitit 2016.
Sipas të njëjtit studim, 42 për qind e njerëzve të punësuar me të ashtuquajturat rregullat për punësimin e njerëzve nga Ballkani Perëndimor janë punëtorë ndihmës.
Rregullorja për punësimin e punëtorëve nga Ballkani Perëndimor u prezantua në fillim të vitit 2016, pasi vendet e këtij rajoni u përfshinë në listën e të ashtuquajturave vendet e sigurta që praktikisht kanë përjashtuar azilin për shtetasit e këtyre vendeve në Gjermani.
Kërkesa për imigrim në Gjermani është ndryshe nga rregullat e tjera të ngjashme, vetëm një kontratë pune dhe nuk kërkohet një certifikatë kualifikimi. Sipas disa kritikëve, një rregullore e tillë ka çuar në faktin se vetëm punëtorë të pakualifikuar në sektorin me pagë më të ulët vijnë në Gjermani si pjesë e këtij rregulli.
Punëtorët e moshuar vijnë në Gjermani
Sipas kritikëve punëtorët e moshuar po vijnë në Gjermani, me frikën se ata do të jenë një barrë për sistemin e mirëqenies gjermane për shkak të jetës së tyre të shkurtër të punës deri në daljen në pension dhe përfitimet e ulëta të pensionit.
Studimi i IAB zbuloi gjithashtu se kryesisht punëtorë të rinj vijnë në Gjermani përmes rregullave të Ballkanit Perëndimor. Në 2016 dhe 2017, 73% e punëtorëve ishin nën moshën 40 vjeç, dhe 86% ishin burra.
Përqindja më e madhe, 44 për qind, është e punësuar në ndërtim dhe 13 për qind në gastronomi.
“Integrimi në tregun e punës të njerëzve që mbërritën në Gjermani përmes këtij rregulli, duke pasur parasysh stabilitetin e punës dhe të ardhurave në raport me grupet e tjera të emigrantëve dhe vendasit, ishte i suksesshëm”, përfundoi studimi.
Vendimi për zgjatjen e këtij rregulli, i cili skadon në fund të këtij viti, nuk është marrë ende. Sipas disa vlerësimeve, vazhdimi mbetet në pikëpyetje me gjithë përvojat pozitive, veçanërisht pas pandemisë me viurisn korona dhe krizës ekonomike që kanë rritur numrin e të papunëve në Gjermani.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












