Koronavirusi: çast pas çasti
Gjermanët kërkojnë maska edhe në shkolla
Dy shkolla u mbyllën atje të premten pas konfirmimit të disa rasteve të koronavirusit
Virologët më të njohur të Gjermanisë kanë kërkuar mbajtjen e detyrueshme të maskave në shkolla, përfshirë edhe periudhën e mësimit në klasë, në një kohë kur shkollat në këtë vend po rihapen pas pushimeve verore.
“Për shkak të rrezikut real të infektimeve mes nxënësve që janë asimptomatikë, ne kërkojmë mbajtjen striktë të maskave në të gjitha klasat, përfshirë edhe kohën e mësimit”, shkruajnë virologët në një letër të hapur botuar në revistën Society for virology.
Ekspertët po ashtu kanë kërkuar më pak nxënës nëpër klasa për të evituar kontaktet e shtuara mes nxënësve, rritje të masave për qarkullimin e ajrit në klasa dhe zgjatjen e mundshme të pushimeve për krishtlindje në rast të rritjes së rasteve të koronavirusit gjatë sezonit të dimrit, transmeton TCH.
Letra e hapur botohet në një kohë kur Gjermania është në procesin e rihapjes së shkollave pas pushimeve të verës, përcjell albinfo.ch.
Shteti verilindor i Meklenburg Uest Pomerania ishte i pari që ktheu nxënësit në klasa.
Dy shkolla u mbyllën atje të premten pas konfirmimit të disa rasteve të koronavirusit.
“Ne paralajmërojmë kundër gabimit që bën shumëkush duke menduar se fëmijët nuk luajnë një rol në pandemi dhe në infektime. Ide të tilla nuk janë në një linjë me të dhënat shkencore”, shkruanin virologët në letrën e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












