Kosova
Kosovë: Mjekët përkrahin masat anti-Covid
Oda e Mjekëve të Kosovës po vlerëson se masat e fundit të ndërmarra nga Qeveria kanë ndikuar pozitivisht në luftën kundër COVID-19.
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, në një intervistë për KosovaPress, thotë se masat e reja të Qeverisë kundër përhapjes së COVID-19 janë të mjaftueshme për mbikëqyrjen e pacientëve nga stafi shëndetësor dhe përballimin e anës ekonomike, përcjell albinfo.ch.
“Këto masa që i ka marrë Qeveria, të mesme, jo shumë rigoroze, janë të mjaftueshme për ngadalësimin e kësaj kurbe të shpejtë dhe shumë më lehtë mund të përballojmë anën ekonomike. Por, edhe anën e mbikëqyrjes të pacientëve, do të thotë spitalet dhe ne si punëtorë shëndetësorë do të jemi më të gatshëm dhe më të çlodhur në dhënien e shërbimeve tona”, thotë ai.
Derisa flet për masat e reja të Qeverisë, ai thotë se trajtimi i personave me COVID-19 tash edhe në komuna, ka qenë një hap i nevojshëm, e që siç thotë ai, do të fillohet më lirshëm të merret frymë në QKMF-të.
“Ka qenë e nevojshme shumë më herët të ndodhë kjo, sepse është shumë e vërtetë që edhe në nivelet rajonale. Domethënë në spitalet rajonale kemi mungesa, po nëse llogaritën se në përgjithësi në ofrimin e shërbimeve spitalet rajonale janë sa gjysma e tërë shërbimeve që jepen në nivel sekondar dhe terciar. Do të thotë do ia hiqnin mos të them 50 % pasi që ka mungesa të infektologëve dhe pulmologëve, por ka mjaftë internistë të cilët mund të merren me këtë. Ka një numër të konsiderueshëm të anesteziologëve dhe unë mendoj që nëse vetëm 1/3 shkarkohet Qendra Klinika Universitare është e suksesshme, prandaj unë mendoj që ka qenë një hap i mirë për në një mënyrë delegimin e detyrave dhe prevenimin që nga hapi i dytë, se hapi i parë është vetë institucionet primare dhe unë mendoj që do të fillohet më lirshëm të merret frymë në QKMF”, deklaroi ai.
Sejdiu shtoi se Kosova duhet të përgatitet për një rrugë të gjatë me COVID-19.
“Duke u thirrur në deklaratat e epidemiologëve unë besoj që një rrugë e gjatë është para neve, prandaj ne duhet të mësohemi me këtë gjendje të re dhe të edukohemi me masat e reja dhe mënyrën e sjelljes tonë”, thotë ai.
Ai thotë se dënimi me burg apo me të holla i atyre që nuk respektojnë masat e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, duhet të shndërrohet në punë të detyrueshme në institucionet shëndetësore.
Kjo po shihet si zgjidhje adekuate, për shkak se dëmi më i madh në rast të mosrespektimit të këtyre masave bie mbi institucionet në fjalë.
“Dënimi qoftë me para apo me burg të shndërrohet përpjesëtueshëm me vlerën për ditë pune të detyrueshme në institucionet tona shëndetësore, pasi që dëmi më i madh u bëhet institucioneve tona shëndetësore me rastin e mosrespektimit të këtyre masave që janë shumë të thjeshta, kur popujt e tjerë mund t’ i respektojnë, pse ne nuk mundemi. Në momentin kur t’i rrezikon shëndetin e popullatës automatikisht e rrezikon sistemin shëndetësor dhe pse të ketë tolerancë… Pasi që më shumë kemi probleme financiare se të tjerat, atëherë ideja ime ka qenë pse të mos shndërrohet në punë të detyrueshme në institucionet shëndetësore kemi nevojë të pastrojmë edhe parkun, edhe brenda. Unë besoj duke e parë punën e stafit shëndetësor dhe pacientet vetë, atëherë do të vetëdijesohen”, thotë ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median













