Lajme
Studimi në Gjermani: Puna nga shtëpia i bën punonjësit më efektivë dhe të lumtur
Numri i pjesëmarrësve që ndjeheshin të stresuar rregullisht nga puna e tyre ra nga 21 për qind në 15 për qind kur u ndryshuan ambientin nga zyra në shtëpi
Pandemia u ka bërë të mundur punonjësve të gjejnë një mënyrë më të mirë për të përballuar ngarkesën e tyre të punës – duke mos pasur nevojë të shkojnë në zyrë çdo ditë.
Një studim i kryer me mbi 7,000 punonjës në Gjermani para dhe gjatë krizës së koronavirusit ka zbuluar se njerëzit ndjenin më pak stres, dhe ishin më produktivë, gjatë periudhës së punës nga shtëpia
Studimi nga Instituti i Kërkimeve IGES raportoi se numri i pjesëmarrësve që ndjeheshin të stresuar rregullisht nga puna e tyre ra nga 21 për qind në 15 për qind kur u ndryshuan ambientin nga zyra në shtëpi.
Ndërkohë, ata që rrallë ose kurrë nuk ndiejnë stres u rritën nga 48 për qind në 57 për qind.
Nga ata që kaluan në ‘zyrën e shtëpisë’ gjatë krizës, 56 përqind thanë se ishin më produktivë në shtëpi dhe dy të tretat thanë se ishin më të afta të ndërthurnin angazhimet familjare dhe profesionale.
Mbi tre të katërtat e të anketuarve thanë se donin të qëndronin në shtëpi, kur e gjithë kriza të merrte fund – të paktën për një pjesë të kohës.
“Puna nga shtëpia jo vetëm që zvogëlon rrezikun e infeksioneve, por gjithashtu ia vlen për sa i përket shëndetit mendor,” tha Andreas Storm, kreu i siguruesit shëndetësor të DAK, i cili financoi studimin.
Jo çdo aspekt i zyrës së shtëpisë është mirëpritur nga punëtorët.
Afërsisht gjysma e të anketuarve thanë se u mungon ndarja e qartë midis punës dhe jetës private, diçka që u theksua veçanërisht në mesin e atyre nën 30 vjeç.
Tre të katërtat e të anketuarve gjithashtu humbën kontakte të drejtpërdrejta me kolegët e tyre, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













