Lajme
Rusi: Shkon mbi 10 mijë numri i viktimave nga COVID-19
Rusia është një nga vendet më të goditura nga COVID-19. Situata atje vazhdon të jetë e rëndë.
Në Rusi ka arritur në 10.027 numri i viktimave nga COVID-19, ndërsa në 674.515 numri i të diagnostikuarve pozitivë.
Vetëm brenda 24 orëve të fundit Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit ka njoftuar për 6.632 raste të reja dhe 168 të vdekur.
Në nëntë ditët e fundit, Rusia ka raportuar nën 7 mijë raste ditore me COVID-19, transmeton Anadolu Agency, përcjell albinfo.ch.
Moska është një nga qytetet më të prekura, ku janë regjistruar 680 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 224.210, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 3.929, me 25 viktima të reja.
Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 20,7 milionë teste, përfshirë 301 mijë brenda 24 orëve të fundit.
Ndërsa, numri i të shëruarve ka arritur në 446.893, me 8.968 të shëruar në 24 orët e fundit.
Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar, ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars.
Autoritetet filluan të zbatojnë masat parandaluese nga fundi i muajit mars.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













