Kosova
Koronavirusi: Si është gjendja në spitalet në Kosovë

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 111 pacientë me COVID-19, ku 6 pacientë janë në përkujdesje intensive dhe në gjendje të rëndë, ndërsa 66 pacientë janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Përveç në Klinikën Infektive, pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar edhe në objektin e Mjekësisë Sportive, njësinë intensive, ku janë të shtrirë 5 pacientë, njëri nga ta i intubuar dhe 4 të tjerë më CPAP. Pacientë me COVID-19 ka edhe në klinikën e Pulmologjisë, ku janë të shtrirë 22 raste të cilët janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.
Infektologu Salih Ahmeti, derisa ka treguar për gjendjen e pacientëve të shtrirë në Klinikën Infektive, deklaroi se kapacitetet e kësaj klinike janë të stërmbushura.
“Ne sot i kemi të shtrirë 111 pacientë gjithsej, prej atyre 66 janë me oksigjenoterapi dhe me gjendje më të rënduar, ndërsa gjendja e pacientëve të tjerë është stabile.
Ndërsa, në kujdesin intensiv i kemi 6 pacientë, janë me frymëmarrje po ashtu të ndihmuar me metodën CPAP kanë një gjendje mjaftë të rëndë, mirëpo ne po bëjmë përpjekjet e mundshme që të përmirësojmë edhe gjendjen shëndetësore të tyre.
Ndërsa, numri është në vazhdimësi i ndryshueshëm, meqenëse ne sot do të lirojmë 5 pacientë, të cilët janë të shëruar qoftë në aspektin klinik dhe laboratorik, por kemi mjaft kërkesa edhe për spitalizim dhe unë besoj që ata shumë shpejt do të zëvendësohen me pacientë të rinj”, tha ai.
Ahmeti tha se shtimi i rasteve me COVID-19 e vështirëson punën e stafit mjekësor, për çka u ka bërë apel qytetarëve që të bartin maskat dhe të mbajnë distancën fizike.
Ai tha se ende situata është e menaxhueshme, por që tha se çdo shtim i numrit të rasteve e vështirëson punën, ku nuk e përjashtoi mundësinë që të ndodhë një kolaps shëndetësor.
Deri më tani në Kosovë janë 2799 raste me COVID-19, ku 1506 janë shëruar, ndërsa kanë vdekur 49 persona. Vetëm mbrëmë në vendin tonë janë shënuar 122 raste me COVID-19.
E-Diaspora
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës Liriona Morina është finaliste në kuadër të Young European Lawyers Contest 2025, organizuar nga Akademia Evropiane...
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
-
Alban Dervishi, shqiptari që udhëheq një nga anijet më të fuqishme të SHBA-së
-
Një festë e diversitetit dhe e bashkëpunimit ndërkomunitar
-
Kush po i organizon shqiptarët e Zvicrës?, vjen numri më ri i magazinës albinfo.ch
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj