Lajme
Zviceranët kërkojnë kthimin e distancës së 2 metrave
Për 74.2 për qind të popullsisë, distanca prej dy metrash në situatën aktuale është shumë e nevojshme
Për shumicën e popullatës në Zvicër, zbutja e masave për koronavirusin është duke shkuar tepër shpejt. Një shumicë do të donte që të kthehej detyrimi për mbajtjen e distancës prej dy metrash, në vend të rekomandimit të miratuar së fundmi për 1.5 metër, shkruan sda.ch.
Për 74.2 për qind të popullsisë, distanca prej dy metrash në situatën aktuale është shumë e nevojshme. Këtë e ka treguar një studim përfaqësues i kryer në qershor nga instituti i kërkimit të tregut “Marketagent Schweiz” në emër të Comparis.ch.
Heqja e distancë prej dy metrash në përgjithësi nuk gjen miratim tek të gjithë brezat dhe në të gjitha rajonet e Zvicrës, transmeton albinfo.ch. “Ky është një sinjal i qartë”, thotë eksperti i Comparis, Felix Schneuwly. “Por duke e ulur këtë kufi në 1.5 metra, Këshilli Federal po i vë njerëzit nën presion shoqëror që të zbusin distancën”.
73.8 për qind të të anketuarve gjithashtu do të dëshironin të mbanin maskë në transportin publik. Në këtë pikë ka një hendek të qartë në mes të gjeneratave. Shkalla e aprovimit tek njerëzit mbi 60 vjeç është 82.5 për qind. Ndërsa tek ata nën 30 vjeç, 68.2 për qind janë në favor të maskës.
“Autoritetet federale kanë theksuar për një kohë të gjatë se maskat nuk shërbejnë për asgjë”, thotë Schneuwly, transmeton albinfo.ch. ” Nga rekomandimi jo detyrues për të vendosur maska në transportin publik, nëse nuk mund të mbahet distanca minimale, është qartë se shumë pak njerëz janë të bindur”.
Nga ana tjetër, mendimet janë më pak të qarta në lidhje me detyrimin e vënies së maskës nëpër dyqane. Por megjithatë, një shumicë prej 55.5 për qind e zviceranëve gjithashtu mendon se masaka është e nevojshme në dyqane. Nga ana tjetër janë mbi 40 për qind që e konsiderojnë të tepërt. Miratimi më i madh sa i përket maskës, është në Ticino. Në Zvicrën romane (frankofone) dhe atë gjermane janë dukshëm më kritikë në këtë pikë..
Fare pak frikë nga rreziku i infeksionit
76.6 për qind e të anketuarve besojnë se ndalimi i demonstratave me mbi 300 pjesëmarrës është pak a shumë i nevojshëm. Kjo vlen për të gjitha gjeneratat, por veçanërisht për personat mbi 60 vjeçarë, përcjell albinfo.ch. Tek këta, miratimi arrin në 80.3 për qind.
Përgjithësisht, popullsia aktualisht e sheh këtë temë me qetësi. 84 për qind nuk besojnë se ata do të infektohen nga virusi në gjashtë muajt e ardhshëm. Por, kjo gjë është shqetësuese, thotë Schneuwly: “Besimi se rreziku nga infeksioni është i ulët, shoqëruar me relaksimin e masave, mund të ketë pasoja katastrofike”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










