Koronavirusi: çast pas çasti
Më 1 korrik do të rinisin fluturimet nga aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit
Me fluturim të “Viz Er” të mërkurën hapet aeroporti ndërkombëtar Shkup. “Viz Er” do ta hapë edhe aeroportin në Ohër “Shën Apostol Pavle” të enjten, me fluturim me të cilin do të udhëtojnë turistë nga Holanda dhe Polonia, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i TAV-Maqedoni, Alper Ersoi.
Protokollet janë përgatitur dhe plotësojnë të gjitha standardet botërore. Siç potencon Ersoi, udhëtarët duhet të arrijnë tri orë para fluturimit, sepse kontrollet për shkak të masave mbrojtëse janë pak më të ngadalta. Nuk do të ketë kufizime për uljen në aeroplanë, sepse, siç tha Ersoj, fluturimi do të ishte i padobishëm. Udhëtarët do të duhet të mbajnë maska mbrojtëse gjatë gjithë kohës në fluturim dhe kabina e aeroplanëve, thekson Ersoi, janë pajisur me filtra të veçantë të cilat shkatërrojnë 99.9 për qind të viruseve dhe baktereve, tranmeton MIA.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, e vizituan aeroportin e Shkupit dhe realizuan takim me menaxherin e TAV, konfirmoi se të mërkurën, më 1 korrik, do të hapen të dy aeroportet, në Shkup dhe në Ohër.
“Protokolli i aeroportit ndërkombëtar – Shkup është sipas të gjitha standardeve botërore. Masat themelore mbrojtëse janë plotësisht të vendosura – distanca, dezinfektuesit dhe detyrimi për të mbajtur maska, kurse në hyrje është vendosur kamerë termike. Skriningu do të vazhdojë, dhe dhoma e izolimit do të jetë në funksion”, deklaroi Filipçe pas vizitës në aeroport dhe takimit me menaxhuesit.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut javën e kaluar vendosi që prej 1 korrikut të hapen aeroportet e vendit, përkatësisht aeroporti ndërkombëtar-Shkup dhe Aeroporti “Sv.Apostol Pavlle” në Ohër”.
Sipas rregullave të reja të cilat janë në përputhje me masat për mbrojtje nga Covid – 19, udhëtarët do të duhet të arrijnë në aeroport të paktën tre orë para fluturimit të tyre, të mbajnë maska mbrojtëse vazhdimisht, të mbajnë distancë fizike dhe shkallë të lartë të higjienës personale.
Udhëtarët duhet t’i dezifenktojnë këpucët dhe duart në hyrjen e ndërteses dhe vazhdimisht të mbajnë distancë fizike. Gjatë Largimit (Departures), hyrja e vetme e hapur për udhëtarët në ndërtesën e terminaleve do të jetë hyrja “Departures C”, me ç’rast para hyrjes secili udhëtar do të duhet të vendos masë mbrojtëse, t’ua tregojë biletën e aeroplanit (të shtypur ose në telefon) agjentëve tanë për siguri dhe pastaj të kalojë përmes dyshemesë për dezinfektim të këpucëve, e pastaj edhe t’i dezinfektojë duart në dispanzerët pa kontakt për dezinfektim të duarve, të vendosura në vetë hyrjen e ndërtesës”.
Gjatë daljes nga ndërtesa e aeroportit, para hyrjes në koridor, urës për udhëtarë e pastaj në aeroplan, udhëtarët prapë do të duhet t’i dezinfektojnë duart, për çka dhe në ato vende TAV Maqedoni ka vendosur dispanzer për dezinfektimin e duarve.
Aeroportet në Maqedoninë e Veriut u mbyllën më 19 dhe 16 mars të këtij viti si pjesë e masave për pengimin e hyrjes dhe përhapjes së Covid 19.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










