Lajme
Dy ditë para fluturimeve, aeroporti i Prishtinës jep këtë njoftim për mërgimtarët
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nga data 28 qershor lejohet operimi i plotë i fluturimeve
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar për fluturimet që janë planifikuar për muajin korrik.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ANP-ja ka bërë me dije se nga 28 qershori do të ketë operim të fluturimeve të rregullta, shkruan albinfo.ch.
Po ashtu, nga aeroporti është bërë e ditur se për orar të fluturimeve mund të njoftohen qytetarët në faqen zyrtare.
“Për bileta dhe informacione shtesë, për fluturimin tuaj, qëndroni në kontakt me kompanitë ajrore. Për dokumente udhëtimi, ju lusim të kontaktoni me autoritetet relevante, siç janë zyrat e Ambasadave të Huaja në Kosovë, Ministria e Punëve të Brendshme etj”, thuhet në njoftim.
Lexo edhe
“Air Prishtina” nis fluturimet 14 herë në javë nga Zvicra në Kosovë
Nga ana tjetër, nga aeroporti kanë bërë thirrje për përmbajtje të udhëzimeve për masat e sigurisë së udhëtimit.
“Ju lusim t’u përmbaheni udhëzimeve për masat e sigurisë së udhëtimit, në mënyrë që fluturimi juaj të realizohet me kohë dhe i sigurt, (veprimet që duhet ndërmarrë nga ana juaj, janë të publikuara si në faqen tonë zyrtare, po ashtu edhe në rrjetet sociale. Ju kërkojmë ndjesë për pakënaqësitë e shkaktuara gjatë muajve të kaluar, edhe pse ANP ‘Adem Jashari’ LKIA ka qenë gjithmonë i gatshëm të operojë”, shkruhet në njoftim.
https://www.facebook.com/airportpristina/posts/2666785980277752
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











