Lajme
Gjermanët tashmë mund të udhëtojnë, por vetëm brenda BE-së
Qeveria gjermane ka vendosur të pezullojë ndalimin e udhëtimeve në 31 vende evropiane prej datës 15 qershor – në 26 vendet partnere të Bashkimit Evropian, Britani të Madhe dhe në vendet e Shengenit: Islandë, Norvegji, Zvicër dhe Lihtenshtajn. Por, në më shumë se 160 vende jashtë BE-së dhe Shengenit edhe më tej ndalohet udhëtimi, deri në fund të gushtit.
Në dokumentin e miratuar nga kabineti qeveritar lejohen edhe përjashtime, varësisht nga zhvillimet dhe gjendja. Ministri i Jashtëm Heiko Maas kumtoi se për dallim prej vendeve evropiane, në vendet e tjera jashtë Evropës nuk ka të dhëna të qëndrueshme për gjendjen, kriteret dhe proceset e marrjes së vendimeve gjatë udhëtimeve, që do të mundësonte kthimin pa probleme të udhëtarëve që eventualisht shkojnë në këto vende”. Maas pohon: “Ne nuk mund dhe nuk duam të rrezikojmë që gjermanët të kthejnë në vend virusin nga të gjitha bregdetet e botës”.
Qeveria me kërkesë të ministrit të Brendshëm, Horst Seehofer, ka vendosur që nga e hëna të pezullojë kontrollet kufitare në shumicën dërmuese të vendeve evropiane.
Kaosi i sektorit të udhëtimeve
Qeveria federale do ta ketë shumë vështirë tani: Çdo pezullim i masave të udhëtimeve me ndonjë vend jashtë BE mund të zemërojë vendet e tjera. Por aksionet e kthimit të rreth 240.000 udhëtarëve, si në fillim të pandemisë, nuk mund të përsëriten në asnjë mënyrë. Brenda BE-së nuk ka pasur pothuajse asnjë problem me kthimin e turistëve. Në Marok, Afrikën e Jugut apo në Zelandën e Re ka pasur probleme të mëdha.
Agjensitë turistike janë në një gjendje tepër të rëndë, sepse nuk mund të bëjnë kurfarë planesh, siç kanë menduar para këtij vendimi. Zëdhënësi i liberalëve për turizëm, Marcel Klinge, ka kritikuar vazhdimin e masave të ndalimit të udhëtimit në shumë vende, sepse kjo është një “goditje për vdekje e ekonomisë së turizmit”, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









