Lajme
Deri më 31 gusht Gjermania mban “mbyllur” kufijtë për shtetet joevropiane
Për më shumë se 160 shtete të tjera masat kufizuese do të zgjasin deri më 31 gusht.
Është bërë e ditur se Gjermania planifikon t’i zgjasë deri më 31 gusht masat kufizuese për udhëtim nga shtetet joevropiane, si metodë për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se përjashtime pritet të bëjnë shtetet që plotësojnë kriteret e caktuara nga shteti gjerman. Vendimi pritet të merret të mërkurën nga Qeveria gjermane.
Ministri i Jashtëm, Heiko Mass, kishte shpallur masat kufizuese për 200 shtete të botës nga 16 marsi, kur kishte shpërthyer koronavirusi.
Duhet theksuar se javën e shkuar Berlini vendosi të heqë kufizimin për udhëtime nga 15 qershori për disa vende evropiane. Kjo përfshinte 26 shtetet e Bashkimit Evropian, dhe Britaninë, Islandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Lihtenshtejnin.
Vlen të cekët se për më shumë se 160 shtete të tjera masat kufizuese do të zgjasin deri më 31 gusht.
Kriteret për të gjykuar sigurinë e shteteve të tjera do të përfshijnë: numrin e rasteve me infeksion, performancën e sistemeve shëndetësore, kapacitetet e testeve, rregullat e higjienës dhe kufizimet për hyrje në ato shtete.
Deri tash në Gjermani janë regjistruar rreth 185 mijë persona të infektuar me COVID-19. Kanë vdekur 8736. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas












