Kosova
Shqipëria, e pamundur të ndihmojë Kosovën në marrëveshjen me Serbinë
Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë përmendur shpeshherë që mund të jenë pjesë e ujdisë finale mes Kosovës dhe Serbisë.
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, në një intervistë pikërisht nga Presheva nuk ka treguar nëse e mbështet këtë ide.
Ai në Info Magazine të Klan Kosovës tha se Shqipëria nuk mund të ndihmojë në arritjen e marrëveshjes së mundshme finale mes Kosovës dhe Serbisë.
Por, Cakaj u shpreh i bindur se Shqipëria do ta mbështesë pozicionin e institucioneve të Kosovës karshi kësaj marrëveshjeje.
“Kjo është një çështje që po ashtu jam kritikuar vazhdimisht, edhe Qeveria e Shqipërisë, dhe është tepër problematike që unë të flas nga pozicioni zyrtar, sepse politika jonë ka qenë e ndërtuar në tri shtylla kryesore sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”.
“Kosovës i takon ta përcaktojë kornizën e marrëveshjes apo pozicionin e saj në marrëveshje dhe natyrisht që Republika e Shqipërisë i mbështet institucionet e Kosovës dhe qëndrimet e tyre”.
“Është fare i qartë elementi i dytë: marrëveshja duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë. Elementi i tretë, që po ashtu konsideroj që është i qartë, është që çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me një perspektivë të qartë për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Europian dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara”.
“Dua të nënvizoj vetëm diçka, sepse po na përmendet emri në çfarëdo rrethane dhe me gjithfarë qëllimi, për këtë marrëveshje Shqipëria është e pamundur të ndihmojë, sepse në fund çdo marrëveshje ndërkombëtare duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës. Nuk kemi rol institucional. Nuk jemi pjesë e grupit negociator, firmëtarë të mundshëm dhe as deputetë të Kuvendit të Kosovës që në fund duhet të votojnë në favor të ratifikimit të një marrëveshje ndërkombëtare”.
“Ne duhet ta mbështesim pozicionin e institucioneve të Kosovës dhe kjo është fare e qartë. Në fund të ditës secila marrëveshje duhet të kalojë përmes Kuvendit të Kosovës dhe ata duhet të përgjigjen për të gjitha çështjet që rëndojnë në agjendën e tyre dhe marrëdhënien me shqiptarët e Luginës së Preshevës”.
Por, ku duhet të jetojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës – në Kosovë apo Serbi, sipas Gent Cakajt?
“Kjo është një pyetje që duhet ta diskutoni me institucionet e Kosovës. Unë për këtë çështje nuk mund të flas, sepse do të ishte sjellje e pamatur imja po të jap një gjykim të kësaj natyre. Mua më takon të kontribuoj në forcimin e pozicionit institucional të Kosovës dhe ta transmetoj atë në mënyrën më të mirë të mundshme në arenën ndërkombëtare, por asesi të pozicionohem në një çështje që veçse ka prodhuar përpjekje për ta përçarë Kosovën dhe Shqipërinë – por, unë jam shumë i lumtur që kanë qenë pa sukses”.
E-Diaspora
-
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji Fikri Hajdari pjesë e projektit kërkimor në Universitetin e Oslos... -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Akademik Fehmi Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90
Jeta në Austri
-
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet Këtë javë, në Vjenë do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e edicionit të 70-të të Eurovisionit.... -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë













