Kosova
Kosova diskuton edhe për nisjen e fluturimeve nga Prishtina
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka propozuar të nisin konsultimet për hapjen e aeroporteve.
“Hapja e fluturimeve është pjesë e rëndësishme, me lejen tuaj do të fillioja konsultimet me Autoritetin e Aviacionit Civil, Ministrinë e Shëndetësisë dhe kompanitë ajrore që të fillojmë sa më shpejt transportin ajror, duke respektuar masat rreth COVID-19. T’i shohim edhe praktikat e vendeve të tjera për transportin ajror”, ka thënë Abrashi.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se kjo kërkesë do të shqyrtohet duke marrë parasysh edhe protokollet e reja të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Nuk është se mund të lirohemi dhe të anashkalojmë mundësinë e përsëritjes së rasteve me COVID-19. Do të marrim edhe protokollet e reja të OBSH-së dhe do t’i përcjellim në mënyrë të detajizuar konform kërkesave dhe nevojave, por edhe propozimit që ishte nga ministri i Infrastrukturës”, tha Zemaj, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













