Lajme
Kosovë: Rënie e qarkullimit të bizneseve për rreth 45%
Në Administratën Tatimore të Kosovës nuk është arritur të realizohet plani i të hyrave për periudhën janar-maj për shkak të pandemisë Covid-19. ATK-ja për këtë periudhë nuk ka arritur të realizojë planin e të hyrave përreth 45 milionë euro, ndërsa, 22 milionë euro ka inkasuar më pak në pesë mujorin e parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, theksoi në një intervistë për KosovaPress, se në periudhën janar-maj kanë inkasuar mjetet tatimore mbi 186 milionë euro, ndërsa ka shënuar rënie në bazë të planit mbi 45 milionë.
Drejtori Murtezaj ka treguar se edhe qarkullimi i bizneseve në kohë pandemie ka shënuar një rënie të theksuar rreth 45 për qind.
“Në këtë pesëmujor ne kemi arrit të inkasojmë mbi 186 milionë euro të hyra tatimore. Të hyra këto të cilat nëse i shohim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shihet se kem një rënie për diku mbi 22 milionë euro. Ndërsa, me planin kemi një mosrealizim të planit rreth 45 milionë euro. Mirëpo, kjo ndahet në dy etapa, prej 1 janarit deri më 18 mars ose deri në fillim të pandemisë, ATK ka qenë me një performncë të shkëlqyeshme, duke realizuar të hyra për 11.2 për qind më shumë se periudha e njëjtë e vitit 2019 dhe në raport me planin kemi pasur një tejkalim deri më 18 mars për 3.62 për qind. Mirëpo, pandemia përveç që ka ndikuar në shëndetin publik dhe në ekonomi, pa dyshim që edhe në hyrat tatimore ka pasur një refleksion të theksuar”, deklaron Murtezaj.
Drejtori Murtezaj ka treguar edhe të dhënat e deklarimit të qarkullimit nga ana e biznese, i cili theksoi se ka rënie drastike të qarkullimit, që nënkupton, sipas tij edhe rënie të ekonomisë.
Ai tha se vetëm gjatë muajt prill të vitit 2019 ka pasur një qarkullim të tërësishëm prej 940 milionë euro, ndërsa në prillin e vitit 2020 ka 523 milionë ose 400 milionë euro të hyra më pak të deklaruara, transmeton KP, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












