Lajme
Migros dhe COOP shpërblejnë punëtorët e tyre me nga 500 franga
Sipas Migros-it, arsyeja e pagesës speciale është performanca e jashtëzakonshme që punonjësit kanë treguar gjatë bllokimit, si në shitje, logjistikë ashtu dhe në prodhim
Rrjeti më i madh i shitjes me pakicë në Zvicër, Migros-i ka vendosur që t`u paguajë punonjësve të vet një “premi koronavirusi” me vlerë prej deri në 500 frangash.
Sipas Migros-it, arsyeja e pagesës speciale është performanca e jashtëzakonshme që punonjësit kanë treguar gjatë bllokimit, si në shitje, logjistikë ashtu dhe në prodhim, shkruan 20minuten.
Edhe rrjeti tjetër i shitjes me pakicë, i dyti për nga madhësia në Zvicer, COOP, gjithashtu po u paguan punonjësve të tij një shpërblim, transmeton albinfo.ch. Por, COOP ka preferuar rë mos flasë për publikun lidhur me këtë veprim. “Meqenëse kjo është një falënderim për punonjësit tanë, ne kërkojmë mirëkuptimin tuaj për faktin se nuk mund të komunikojmë asnjë detaj publikisht”, ka thënë zëdhënësjaMarilena Baiatu për 20 minuten.
Gazeta thotë se bonusi, edhe në këtë rast duhet të jetë deri në 500 CHF, përcjell albinfo.ch. Kjo do t’i bënte premitë e Migros-it dhe Coop-it shpërblimet më të larta të koronavirusit për punonjësit në krahasim me shitësit e tjerë, që po kështu kanë ndarë premi, si Aldi dhe Lidl.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














