Lajme
Floktarët shqiptarë në Austri i gëzohen rihapjes së dyqaneve
Të shtunën në Austri jo vetëm që janë hapur të gjitha dyqanet dhe qendrat tregtare, por edhe floktarët . Albinfo Austria ka vizituar disa dyqane floktaresh me pronarë shqiptarë në Vjenë.
Pas afro 6 javësh mbyllje nga pandemia e koronavirusit, të shtunën të gjitha dyqanet, qendrat tregtare dhe sallonet e bukurisë u hapën sërish. Rreshta të gjatë njerëzish janë parë duke pritur me radhë gjatë ditës së sotme në qendrat tregtare, veçanërisht në dyqanet e salloneve të mobileve shtëpiake.
Shumë klientë me padurim e kanë pritur edhe rihapjen e salloneve të floktarëve, të cilët ishin detyruar të respektojnë rregullat e qeverisë për të mos i shkurtuar flokët.

Që nga orët e hershme të mëngjesit me dhjetëra njerëz ishin duke pritur para sallonit të flokëve “Ludi” në Vjenë, i cili udhëhiqet nga pronari shqiptar Mevludin Rexhepi në qarkun e 10-të.
“Që dy muaj nuk i kam shkurtuar flokët. Nuk e mbaj mend që ka kaluar kaq gjatë pa u qeth”, tha për Albinfo Austria njëri nga klientët, i cili priste në radhë.
Ndërkohë për Mevludin i njohur si Ludi, ishte një gëzim i madh që pas një pauze të gjatë, po e rihap biznesin e tij. “Është një gëzim i madh që po i kthehemi jetës normale dhe që kemi mundësinë të hapim dyqanin tonë dhe të punojmë me biznesin tonë. Gjatë tërë ditës kemi pasur shumë punë. Ka pasur numër të madh të klientëve që është dashtë të presin jashtë në radhë. Ata kanë pasur durim dhe kanë respektuar rregullat e qeverisë së Austrisë”, shprehet ai.

I lumtur për rihapjen e dyqanit të tij ishte edhe Burim Ahmeti, pronar i sallonit të flokëve “Friseur Driti”, i cili gjendet në qarkun e 4-të.
“Ne zakonisht punojmë me terminë. Prej fillimit të javës kemi pas telefonata për rezervime. Zakonisht nuk punojmë gjatë ditëve të shtune, por për shkak të kërkesave të shumta, sot bëm përjashtime”, thotë Burimi. “Na kishte pas marr malli me u taku prapë me klientët tanë, por natyrisht t’i kthehemi edhe punës dhe profesionit tonë”, tha ai për Albinfo Austria.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











