Ekonomi
Rritet papunësia në SHBA, shtohet pasuria e miliarderëve
Derisa papunësia po rritet në kohën e pandemisë Covid-19, pasuria e miliarderëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rritet
Pasuria e miliarderëve të Amerikës, duke përfshirë themeluesin e kompanisë Amazon.com Jeff Bezos dhe atë të firmës Tesla Inc. Elon Musk, u rrit gati 10 për qind gjatë pandemisë COVID-19, sipas një raporti të botuar nga Instituti për Studimin e Politikave.
Rritja e pasurisë së njerëzve më të pasur të Amerikës vjen në një kohë kur rreth 22 milionë amerikanë kanë paraqitur kërkesa për pagesë papunësie.
Edhe pse ekonomia përballet me recesion, aksionet në bursë të firmave teknologjike dhe të kompanive, produktet e të cilave favorizohen nga qëndrimi në shtëpi, si Zoom kanë parë rritje çmimesh javët e fundit, për shkak të përdorimit gjithnjë e më shumë të videokonferencave, transmeton TCH.
Kjo ka bërë që pasuria e themeluesve miliarderë të këtyre kompanive të shtohet së tepërmi, përcjell albinfo.ch.
Gjatë periudhës nga 1 janari deri më 10 prill të këtij viti, 34 nga miliarderët më të pasur të vendit i kanë shtuar pasurisë së tyre dhjetëra miliona dollarë, thuhet në raport.
Sipas raportit, pasuria e tetë prej këtyre miliarderëve, duke përfshirë shefin e firmës Amazon, Bezos, themeluesin e firmës Zoom Video Communications Inc, Eric Yuan dhe atë të Teslës, Musk është shtuar me rreth 1 miliardë dollarë. Gjatë dekadës së fundit, thotë raporti, pasuria e miliarderëve amerikanë u shtua me mbi 80.6 për qind, e indeksuar për inflacionin.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











